Mastercard Flexi, VISA Classic & VISA Gold
Mastercard Flexi ,VISA Classic dhe VISA Gold janë kredit kartela të cilat ju mundësojnë qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
Nëse keni nevojë për para shtesë në llogarinë tuaj atëherë kredit kartelat janë zgjidhja e duhur për ju. Kartelat Mastercard Flexi, VISA Classic, VISA Gold gjithashtu janë të dedikuara për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo nëpër botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjenci udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo VISA apo Mastercard.
Ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo VISA apo Mastercard, në Kosovë si dhe në mbarë botën. Me kredit kartela ju gjithashtu mund të bëni blerje mallrash apo shërbimesh përmes internetit.
Përparësitë dhe përfitimet:
- Përdorimi në pika të shitjes (POS terminale) dhe në bankomate (ATM) në mbarë botën
- Qasje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
- Blerje e mallrave përmes internetit
- Shfrytëzim i limitit kreditor në përputhje me kërkesat tuaja
- 45 ditë afat për të paguar detyrimin
- Pagesë minimale mujore 10% e detyrimit total
- Tërheqje e parave të gatshme deri në 50% të limitit të kartelës
- Menaxhim i lehtë i kartelës përmes E-Banking
Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së kartelave “pa kontakt“ janë:
- Pagesat realizohen me lehtësi,
- Pagesat realizohen shpejt (nuk është i nevojshëm lexim i kartelës nga POS apo vendosja e PIN-it),
- Pagesat realizohen sigurt.
Visa Platinium
VISA PLATINUM NJË BOTË PLOT PRIVILEGJE
Banka Ekonomike prezanton për herë të parë në Kosovë kredit kartelën metalike Visa Platinum.
Kredit kartela Visa Platinum është kredit kartelë e cila ju mundëson qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
Me Visa Platinum ju pret një botë plot privilegje, me limite më të mëdha dhe fuqi më të madhe blerëse.
Përfitimet e kredit kartelës Visa Platinium:
Vizita falas në sallonet e pritjes të biznesit me Lounge Key
2 vizita falas në vit për mbajtësit e kartelave Visa Platinium, në mbi 1200 sallone pritjeje në programin Lounge Key anë e mbanë botës.
Shërbimi i boarding me përparësi nga yQ Meet dhe Assist në aeroportet ndërkombëtare.
Në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën, deri në 15% zbritje për shërbimet yQ. Shteg i veçantë për bording pa pritje në radhë. Oferta është e vlefshme deri më 25 tetor 2025, me mundësi vazhdimi.
Zbritjet në rezervimin e hotelit përmes uebfaqës agoda.com
Deri në 12% zbritje për rezervimin e akomodimit në cilindo prej mbi 300,000 hoteleve anekënd botës përmes uebfaqës agoda.com. Oferta është e vlefshme deri më 31 janar 2025, me mundësi vazhdimi.
Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 35%
Të gjithë kartel mbajtësit e Visa Platinum do të përfitojnë zbritje deri në 35% në marrje të veturave me qira të kompanisë Avis. Oferta është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2024, me mundësi vazhdimi.
Shërbimet e sigurimeve
Sigurim i blerjeve: Përfitoni sigurim nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental, brenda 90 ditëve nga data e blerjes;
Kompensim i vonesës së fluturimit ose bagazhit më shumë se 4 orë.
GCAS Shërbimi global për mbështetjen e klientëve
Bllokimin e kartelës së humbur ose të vjedhur;
Zëvendësimin urgjent të kartelës në rast humbjeje / vjedhjeje;
Tërheqje urgjente e parave nga llogaria në rast humbjeje / vjedhjeje së kartelës në 27,000 vende anekënd botës;
Shërbim i thirrjeve telefonike 24/7 për mbajtësit e kartelës.
Asistence në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit
Për destinacionin e udhëtimit Informata rreth vaksinimit;
Informatat për institucionet mjekësore në destinacionin e udhëtimit;
Kontaktimi i mjekut;
Konsultim mjekësor.





