Llogari rrjedhëse
Llogaria rrjedhëse është llogari bazë në valutën EURO
Me hapjen e llogarisë rrjedhëse ju përfitoni produkte dhe shumë shërbime të cilat do e lehtësojnë eksperiencën tuaj bankare.
Ju keni qasje në mjetet tuaja 24/7, në çdo vend dhe në çdo kohë. Përveç llogarisë në valutën EUR ju mund të keni llogari edhe në valutat: USD, CHF dhe GBP.
Përmes llogarisë rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha shërbimet bankare duke shfrytëzuar platformën tonë online si dhe pikat shërbyese në çdo qytet të Kosovës. Disa nga shërbimet që lidhen me llogarinë tuaj rrjedhëse janë:
- Pranoni pagën tuaj dhe pagesa tjera
- Deponime dhe tërheqje të mjeteve
- Realizoni pagesa të ndryshme brenda Bankës Ekonomike, pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare
- Pagesat e faturave dhe Gyro pagesat
Dokumentet e nevojshme për hapje të Llogarisë Rrjedhëse:
- Letërnjoftimi apo Pasaporta
- Dëshmia e vendbanimit/adresa (faturë komunale për dëshmi të adresës)
Banka Ekonomike i përshtatet profileve dhe kërkesave tuaja dhe për këtë qëllim kemi dizajnuar disa lloje të Pakove, të cilat janë grupim i disa produkteve dhe shërbimeve bankare që kanë tarifë mujore fikse, duke shfrytëzuar disa produkte në pako me çmim më të favorshëm sesa shfrytëzimi i produkteve veçmas.
Ju poashtu mund të keni qasje 24/7 në mjetet tuaja duke shfrytëzuar Debit kartelën Visa apo Master Card dhe poashtu shfrytëzimin e limitit të mbitërheqjes të aprovuar paraprakisht nga Banka. Përveç mundësisë së tërheqjes dhe deponimit të mjeteve në ATM, përmes kartelës tuaj ju mund të realizoni pagesa në të gjitha POS terminalet brenda dhe jashtë Kosovës si dhe të realizoni pagesa online përmes Internetit.
Poashtu përmes llogarisë rrjedhëse ju mund te realizoni :
- Këmbimi të Valutave:
Banka Ekonomike i’u mundëson shërbimin për këmbimet valutore në EURO, USD, GBP, dhe CHF në mënyrë që ju të keni mundësi ti përmbushni nevojat tuaja.
dhe
- Debitimi Direkt
Debitimi Direkt është produkt i cili ju mundëson realizimin automatik të pagesave me lehtësi dhe në baza të rregullta mujore duke nënshkruar marrëveshje me kompaninë kredituese