banka
Për bankën

Banka Ekonomike është licencuar më 28.05.2001, ndërsa punën e ka filluar në fillim të qershorit të po këtij viti. Nga momenti i licencimit, Banka Ekonomike, ka pësuar ndryshime të rëndësishme, në të gjitha aspektet e zhvillimit si Bankë me kapital 100 përqind vendor.

Për 24 vite, Banka Ekonomike ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetareve tanë. Përgjatë dy dekadave operim, përmes produkteve kreditore kemi financuar nevojat e klientëve tanë, si dhe kemi shërbyer me mijëra klientë me produkte dhe shërbime bankare. Për të qenë sa më të qasshëm për klientët dhe duke i përcjellë kërkesat e tregut, Banka Ekonomike i kushton fokus të veçantë përmirësimit të kanaleve të distribuimit; gjegjësisht rrjetit të degëve, qendrës së thirrjeve, bankomatëve (ATM), dhe kujdesit ndaj klientit.

Banka Ekonomike ka një rrjetë të zhvilluar në mënyrë graduale dhe të shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës. Banka Ekonomike aktualisht ka 34 njësi bankare, nga të cilat, 7 degë janë në qendrat kryesore të Kosovës dhe 27 nëndegë gravitojnë nëpër njësitë më të vogla regjionale.

Duke qenë Bankë me kapital 100 përqind vendor, gjatë rrugëtimit tonë 24 vjeçar kemi qenë shumë të përkushtuar edhe në aspektin e përgjegjësisë sociale, e ky rol do të vazhdoj të jetë edhe më aktiv në të ardhmen duke qenë afër kulturës, sportit, shëndetësisë, edukimit, kategorive të margjinalizuara dhe iniciativave të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien shoqërore.

Misioni

Të jemi partneri më i mirë financiarë i klientëve tanë, për të arritur rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Të jemi në qendër të kërkesave dhe shërbimeve financiare të klientëve individual, bizneseve, korporatave  dhe klientëve institucional.

Të mbështesim dhe rreshtohemi në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Qëllimi ynë parësorë është të fitojmë dhe të ruajmë besimin e publikut, si dhe ti përmbahemi standardeve më të larta etike.

Të arrijmë të ofrojmë mbështetje financiare, siguri dhe optimizëm tek klientët tanë.

Vizioni

Të jemi një nga ofruesit më të mirë dhe të mëdhenj të shërbimeve financiare në Kosovë

Vlerat Tona

Në pikëpamjen afatgjate, ne investojmë në njerëz, produkte dhe teknologji.

Ne vazhdimisht përpiqemi të përmirësojmë performancën tonë deri në përpikëri.