
Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë) do të mbahet ditën e martë, me datë 04.02.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.
Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:
Hapja e mbledhjes
Formimi i kryesisë së punës
Zgjedhja e komisioneve:
a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit
Raporti i komisionit verifikues
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
Propozimi për investime dhe rritje të kapitalit të bankës
Mandati i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike
Të ndryshme
Bordi i Drejtorëve
Banka Ekonomike Sh.A.
Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimet sipas rendit të ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.