


Banka Ekonomike me lokacion të ri në Kaçanik
Banka Ekonomike ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë klientët për rialokimin e Degës Kaçanik në një lokacion të ri “Bulevardi Ismajl Raka Nr. 48” si pjesë e planit strategjik për të zgjeruar aktivitetin e biznesit si dhe për të shërbyer më shumë klientë.
“Është nder për mua të jem pjesë e hapjes së kësaj dege në Kaçanik e që është tregues i angazhimit të Bankës Ekonomike si partner në zhvillimin ekonomik dhe financiar në tërë vendin. Banka Ekonomike ka të punësuar 340 punëtorë në një rrjet prej 30 degëve në anembanë vendin të cilat përfshinë degët kryesore dhe nëndegët. Përfitimet e këtij investimi për qytetaret dhe bizneset e Kaçanikut dhe vendeve përreth do të realizohen vetëm kur klientët marrin standardin dhe cilësinë e shërbimit për të cilin ata kanë të drejtë”, tha Arijan Haxhibeqiri, Zv Kryeshef Ekzekutiv.