Lizing
Përveç produkteve të tjera kreditore Banka Ekonomike ofron mundësinë e financimit edhe me Lizing për këto kategori:
- Veturë
- Patundshmëri
- Pajisje / Makineri
Duke plotësuar nevojat e klientëve tanë, qofshin ata:
- Individë
- Biznese (SME)
- Korporata (NRT)
Informata të përgjithshme
Lizingu është njëri nga llojet e shërbimeve financiare, koncepti i të cilit është dhënia me qira e asetit deri në pagesën e fundit. Ky proces ndodh kur Lizingdhënësi financon lizingmarrësin me mjete financiare për blerjen e asetit i cili do të jetë në pronësinë e lizingdhënësit deri në këstin e fundit të paguar nga lizingmarrësi, duke respektuar kontratën ndërmjet të dy palëve.
Banka Ekonomike ofron Lizingun financiar ku përfshihen tre palë:
- Lizingdhënësi – Banka Ekonomike
- Lizingmarrësi – Klienti i cili paraprakisht plotëson kushtet për financimin me produktin Lizing,
- Shitësi i asetit – furnitori nga i cili blihet aseti
Përparësitë e financimit me produktin Lizing:
- Financimi pa hipotekë dhe kolateral
- Aprovim i shpejtë
- Interes konkurrues në tregun bankar
- Nuk ka nevojë për garantues