KOS – GIRO

Pagesa xhiro është ndër mënyrat më të volitshme të pagesave.

 

Përdorimi kryesor është për pagesat e faturave të shërbimeve publike dhe pagesave të rregullta periodike.

 

Kjo mënyrë e pagesave përdoret për kryerjen e pagesave utilitare si : ATK, TRUST, KRU, POLICI, GJYKATA, KESCO, PTK, AKP, Shërbimi doganor si dhe Kompanitë e Sigurimeve.

 

Fatura për KOS-GIRO është standarde dhe leximi bëhet përmes lexuesve të posaçëm të bar kodeve.

 

Pagesat KOS GIRO dhe pagesat institucionale mund të realizohen edhe përmes shërbimit të e-banking.