
Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur sporteli i ri në Terminalin e Mbrendshëm Doganor “Fitorja”, rruga e Reçakut – Ferizaj.
Me hapjen e këtij sporteli, klientët:
Do të kenë çasje çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë (08:00 deri 18:00), ndërsa të dielën nuk do të punohet.
Do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare (pagesa të doganës, transfere, deponime/tërheqje, etj).
Ky hap korrespondon me njërin prej zotimeve të bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore për klientët. Duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë, ritheksojmë angazhimin maksimal në vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve për të ju përshtatur nevojave tua.
Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 22 53 53.
Ju mirëpresim!