Banka Ekonomike mbështet iftarin nga shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve – ESNAF

 

Prizren 23.07.2013

Banka Ekonomike ofron mundësi të shumta bashkëpunimi për të gjitha kompanitë vendore me theks të veçantë përkrahë bizneset të vogla dhe të mesme në mbarë Kosovën.

Së fundi, Banka Ekonomike ka përkrahur organizimin e iftarit tradicional të mbajtur me datë 23.07.2013, eveniment ky i organizuar nga shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve – Esnaf në Prizren.

Në këtë iftar ishin të pranishëm rreth 500 pjesëmarrës afarist e zejtar nga Prizreni dhe mysafir të ftuar.

Organizatorët i shprehën mirënjohje të veçantë Bankës Ekonomike për mbështetjen e ofruar duke theksuar se ky partneritet do të ofroj mundësi të reja për afaristët anëtar të Esnafit.

Me këtë rast Banka Ekonomike dhe stafi i saj i përkushtuar urojnë të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë muajin e shenjtë të Ramazanit.