Transferet ndërkombëtare

Banka Ekonomike duke qenë anëtare e rrjetit të SWIFT-it ju mundëson juve bizneseve që të realizoni transfere ndërkombëtare shumë të shpejta, duke bërë të mundur që mjetet të arrijnë tëk përfituesi më së largu brenda 3 ditësh pune, pavarësisht se nga vijnë apo ku dërgohen mjetet.

 

SWIFT kodi i Bankës Ekonomike është: EKOMXKPRXXX.

 

Me qëllim që pagesat ndërkombëtare të plotësojnë nevojat e klientëve për shpejtësi, gjurmueshmëri dhe transparencë, banka ju ofron edhe shërbimin e “SWIFT GPI”, shërbim përmes të cilit ju ofrojmë klientëve tanë te biznesit në çdo momoment informatën rreth fazave të realizimit të transaksioneve ndërkombëtare. Për më tepër, klienti është në dijeni në çdo moment se në cilën fazë të realizimit është transferi që presin (hyrës) apo transferi qe është realizuar (dalës).

 

  • Transferet Ndërkombëtare dalëse

 

Ju mund të dërgoni transfere ndërkombëtare të mjeteve prej të gjithave degëve tona apo edhe përmes shërbimit të e-banking. Nëse do të dëshironi të kryeni transfere ndërkombëtare të mjeteve në një prej degëve tona, sillni me vete informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin dhe adresën e plotë të përfituesit.
  • Emrin dhe kodin e SWIFT-it të bankës së përfituesit.
  • Numrin e llogarisë së perfituesit në bankën e përfituesit (IBAN nësë është e aplikueshme).
  • Qëllimi i pagesës.

 

  • Transfere Ndërkombëtare hyrëse

 

Ju mund të pranoni transfere ndërkombëtare të mjeteve në çdo kohë dhe në cilëndo llogari që keni të hapur brenda Bankës Ekonomike. Pranimi i mjeteve mund të bëhet vetëm në atë valutë të cilen e keni të hapur llogarinë brenda bankës (EURO, CHF, GBP apo USD).

 

Ju lutemi pajisni me informacionin e mëposhtëm kompanitë apo personat që do të donin t’ju transferonin para nga jashtë territorit të Kosovës:

 

Transferet ndërkombëtare mund të realizohen dhe përmes shërbimit e-banking 24 orë në ditë dhe gjatë 7 ditëve të javës

 

Shpenzimet për pagesat ndërkombëtare hyrëse aplikohen në përputhje me çmimoren tonë zyrtare.

 

Përcaktimi i shpenzimeve të transfereve ndërkombëtare qofshin ato hyrëse apo dalëse mund të bëhet duke përzgjedhur njërin nga tre opsionet e mundshme: OUR, SHA apo BEN.

 

Banka Ekonomike – E para në Kosovë me shërbimin SWIFT GO Banka Ekonomike është banka e parë në Kosovë që sjell SWIFT GO, një shërbim inovativ për pagesat ndërkombëtare të shpejta, të sigurta dhe me kosto të ulët.
Swift GO është një shërbim ndërkombëtar i pagesave që lehtëson transferet hyrëse ndërkombëtare në shumë vende të botës. Ky shërbim është krijuar për të përmbushur kërkesat e klientëve me shpejtësi dhe kosto të ulët, duke eliminuar tarifat shtesë nga bankat ndërmjetësuese dhe duke ofruar shpejtësi të lartë në përpunimin e transaksioneve dhe pranimin e fondeve brenda ditës.
Shërbimi Swift GO përmbush nevojat tuaja individuale dhe biznesore duke ju mundësuar të pranoni transfere ndërkombëtare deri në shumën ekuivalente 10,000 EUR me një komision fiks prej vetëm 9.99 EUR për çdo transfer hyrës.

 

Ky shërbim është i përshtatshëm për biznesin tuaj që të pranoni transfere ndërkombëtare deri në shumën ekuivalente 10,000 EUR dhe gjithashtu për familjarët tuaj në diasporë që dëshirojnë të ju dërgojnë mjete në Kosovë duke ofruar shpejtësi, transparencë dhe kosto fikse të përballueshme.
Për të pranuar transfere hyrëse përmes SWIFT GO, është e rëndësishme që banka dërguese të jetë pjesë e rrjetit SWIFT GO. Kjo siguron që urdhëruesi i pagesës ka llogari në ndonjërën nga bankat që mbështet këtë shërbim. Për të verifikuar nëse banka dërguese është pjesëmarrëse në SWIFT GO, skanoni QR Kodin për listën e bankave pjesëmarrëse: https://shorturl.at/OvLGg

 

Ju tani mund të përfitoni nga SWIFT GO për transferet tuaja ndërkombëtare hyrëse.

 

Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në: kujdesindajklientit@bekonomike.com apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, ose telefononi në numrin pa pagesë: 0800 50505.