E-Banking
Banko online dhe lehtësoja vetes qasjen në llogarinë bankare.
E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e pajisjeve elektronike si kompjuterët dhe telefonat mobil, lehtë për të kryer transaksionet bankare me komisione më të ulëta.
Me këtë shërbim ju kurseni kohën tuaj duke i kryer transaksionet bankare në çdo vend dhe në çdo kohë, nga shtëpia apo zyra juaj, mjafton që të keni qasje në internet, E-banking ju mundëson:
- Pasqyrën e saktë të të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
- Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
- Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
- Kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave komunale (rrymë, ujë, telefon, etj.)
- Kryerjen e pagesave të doganës
- Konfirmimin elektronik për të gjitha transaksionet e realizuara në E-banking
- Menaxhimin e kredit kartelave tuaja
Si të aplikoni?
E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona, ju regjistroheni menjëherë në E-banking, sapo të hapni llogarinë bankare dhe nënshkruani formularin e aplikimit.
Udhëzues për qasjen në E-banking
Udhëzuesin për qasjen në shërbimin e-Banking e gjeni duke klikuar mbi butonin e-Banking që gjendet në pjesën e sipërme të anës së djathtë të uebfaqës së bankës.