Mastercard Flexi, VISA Classic & VISA Gold
Mastercard Flexi ,VISA Classic dhe VISA Gold janë kredit kartela të cilat ju mundësojnë qasje në llogarinë tuaj në të cilën është i aprovuar limiti juaj kreditor.
Nëse keni nevojë për para shtesë në llogarinë tuaj atëherë kredit kartelat janë zgjidhja e duhur për ju. Kartelat Mastercard Flexi, VISA Classic, VISA Gold gjithashtu janë të dedikuara për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo nëpër botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjenci udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo VISA apo Mastercard.
Ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo VISA apo Mastercard, në Kosovë si dhe në mbarë botën. Me kredit kartela ju gjithashtu mund të bëni blerje mallrash apo shërbimesh përmes internetit.
Përparësitë dhe përfitimet:
- Përdorimi në pika të shitjes (POS terminale) dhe në bankomate (ATM) në mbarë botën
- Qasje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
- Blerje e mallrave përmes internetit
- Shfrytëzim i limitit kreditor në përputhje me kërkesat tuaja
- 45 ditë afat për të paguar detyrimin
- Pagesë minimale mujore 10% e detyrimit total
- Tërheqje e parave të gatshme deri në 50% të limitit të kartelës
- Menaxhim i lehtë i kartelës përmes E-Banking
Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së kartelave “pa kontakt“ janë:
- Pagesat realizohen me lehtësi,
- Pagesat realizohen shpejt (nuk është i nevojshëm lexim i kartelës nga POS apo vendosja e PIN-it),
- Pagesat realizohen sigurt.