Siguria e-Online e bankës
Banka Ekonomike i zbaton masat duhura qe mbrojtja e te dhënave për klientët të jetë në nivelin me të lartë.
Në të gjitha proceset e punës dhe operacionet e sigurisë se informacionit i operojmë duke u bazuar në standardet dhe etapat më moderne si ISO 27001, NIST, CIS.
Infrastruktura
Infrastruktura është e pasuruar me teknologjitë më të fundit për të bërë zbulimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Këto ndalesa bëhen me parandalimin e qasjeve të paautorizuara prej individëve.
Mbrojtja bëhet me disa sisteme si: firewalls, EDR, encryption methods, secure connections, active vulnerability scanners, data loss prevention solutions, mail security etj.
Lidhjet ndërmjet pajisjeve te klientëve dhe aplikacioneve te bankës behet duket përdorur Secure Socket Layer(SSL) dhe HTTPS connection, të dhënat janë të enkriptuara pra jo të lexueshme/cenueshme nga palët tjera.
E-Banking
-Sesioni i e-banking të klientit shkyçet automatikisht pas … minutave pasi klienti është jo aktiv. Këtë metode të siguresë e kemi implementuar për të shmangur përdorimin e llogarive nga njerëz tjerë te paautorizuar.
Qasja ne e-banking bëhet edhe më e sigurte me OTP confirmation (Multi Factor Authentication).
Monitorimi i te gjitha aktiviteve për mashtrime të ndryshme që mund të ndodhin bëhet nga stafi me përgatitje profesionale të bankës gjatë tërë kohës.
2. Siguria rreth klientëve:
Në kuadër të ngritjes së vetëdijes së klientëve tonë përballë mashtruesve të ndryshëm, Banka Ekonomike ju rikujton për kujdesin e shtuar që duhet të keni gjatë komunikimit tuaj. Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, për të mos rra viktimë ndaj tentimeve të vazhdueshme të mashtrueseve, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera (si p.sh. Viber, Whatsapp, Telegram, Signal, etj.):
- Numrin e llogarisë bankare (IBAN),
- Numrin e kartelës bankare (PAN),
- PIN-in e kartelës bankare,
- Numrin e 3-shifror të sigurisë prapa kartelës (CVV),
- Fjalëkalimin e E-Banking,
- Kodin 7-shifror për E-Banking që ju dërgohet përmes SMS (OTP),
- Foton e ID-së tuaj,
- Foton e kartelës tuaj,
Ju lutemi që të mos i përgjigjeni atyre që ju telefonojnë apo/dhe që ju kontaktojnë përmes platformave të tjera (SMS, email, . Viber, Whatsapp, Telegram, Signal, etj.) dhe që ju kërkojnë të ndani informacionet e juaja të ndjeshme. Nëse pranoni thirrje të ngjashme (që mund të paraqiten edhe si punonjës të Bankës), luteni që të mos jepni informatat e sipërpërmendura, dhe menjëherë kontaktoni Qendrën e Thirrjeve (038/500-500), portfolion tuaj, apo degën ku i merrni shërbimet bankare.
Kanalet zyrtare të komunikimit më Bankën Ekonomike, janë:
Web: https://www.bekonomike.com/
Facebook: https://fb.com/banka.ekonomike
Tel: 038 500 500
E-mail: info@bekonomike.com
Fizikisht: Përmes degëve