Transferet ndërkombëtare
Banka Ekonomike duke qenë anëtare e rrjetit të SWIFT-it ju mundëson juve bizneseve që të realizoni transfere ndërkombëtare shumë të shpejta, duke bërë të mundur që mjetet të arrijnë tëk përfituesi më së largu brenda 3 ditësh pune, pavarësisht se nga vijnë apo ku dërgohen mjetet.
SWIFT kodi i Bankës Ekonomike është: EKOMXKPRXXX.
Me qëllim që pagesat ndërkombëtare të plotësojnë nevojat e klientëve për shpejtësi, gjurmueshmëri dhe transparencë, banka ju ofron edhe shërbimin e “SWIFT GPI”, shërbim përmes të cilit ju ofrojmë klientëve tanë te biznesit në çdo momoment informatën rreth fazave të realizimit të transaksioneve ndërkombëtare. Për më tepër, klienti është në dijeni në çdo moment se në cilën fazë të realizimit është transferi që presin (hyrës) apo transferi qe është realizuar (dalës).
- Transferet Ndërkombëtare dalëse
Ju mund të dërgoni transfere ndërkombëtare të mjeteve prej të gjithave degëve tona apo edhe përmes shërbimit të e-banking. Nëse do të dëshironi të kryeni transfere ndërkombëtare të mjeteve në një prej degëve tona, sillni me vete informacionin e mëposhtëm:
- Emrin dhe adresën e plotë të përfituesit.
- Emrin dhe kodin e SWIFT-it të bankës së përfituesit.
- Numrin e llogarisë së perfituesit në bankën e përfituesit (IBAN nësë është e aplikueshme).
- Qëllimi i pagesës.
- Transfere Ndërkombëtare hyrëse
Ju mund të pranoni transfere ndërkombëtare të mjeteve në çdo kohë dhe në cilëndo llogari që keni të hapur brenda Bankës Ekonomike. Pranimi i mjeteve mund të bëhet vetëm në atë valutë të cilen e keni të hapur llogarinë brenda bankës (EURO, CHF, GBP apo USD).
Ju lutemi pajisni me informacionin e mëposhtëm kompanitë apo personat që do të donin t’ju transferonin para nga jashtë territorit të Kosovës:
Transferet ndërkombëtare mund të realizohen dhe përmes shërbimit e-banking 24 orë në ditë dhe gjatë 7 ditëve të javës
Shpenzimet për pagesat ndërkombëtare hyrëse aplikohen në përputhje me çmimoren tonë zyrtare.
Përcaktimi i shpenzimeve të transfereve ndërkombëtare qofshin ato hyrëse apo dalëse mund të bëhet duke përzgjedhur njërin nga tre opsionet e mundshme: OUR, SHA apo BEN.
Banka Ekonomike – E para në Kosovë me shërbimin SWIFT GO Banka Ekonomike është banka e parë në Kosovë që sjell SWIFT GO, një shërbim inovativ për pagesat ndërkombëtare të shpejta, të sigurta dhe me kosto të ulët.
Swift GO është një shërbim ndërkombëtar i pagesave që lehtëson transferet hyrëse ndërkombëtare në shumë vende të botës. Ky shërbim është krijuar për të përmbushur kërkesat e klientëve me shpejtësi dhe kosto të ulët, duke eliminuar tarifat shtesë nga bankat ndërmjetësuese dhe duke ofruar shpejtësi të lartë në përpunimin e transaksioneve dhe pranimin e fondeve brenda ditës.
Shërbimi Swift GO përmbush nevojat tuaja individuale dhe biznesore duke ju mundësuar të pranoni transfere ndërkombëtare deri në shumën ekuivalente 10,000 EUR me një komision fiks prej vetëm 9.99 EUR për çdo transfer hyrës.
Ky shërbim është i përshtatshëm për biznesin tuaj që të pranoni transfere ndërkombëtare deri në shumën ekuivalente 10,000 EUR dhe gjithashtu për familjarët tuaj në diasporë që dëshirojnë të ju dërgojnë mjete në Kosovë duke ofruar shpejtësi, transparencë dhe kosto fikse të përballueshme.
Për të pranuar transfere hyrëse përmes SWIFT GO, është e rëndësishme që banka dërguese të jetë pjesë e rrjetit SWIFT GO. Kjo siguron që urdhëruesi i pagesës ka llogari në ndonjërën nga bankat që mbështet këtë shërbim. Për të verifikuar nëse banka dërguese është pjesëmarrëse në SWIFT GO, skanoni QR Kodin për listën e bankave pjesëmarrëse: https://shorturl.at/OvLGg
Ju tani mund të përfitoni nga SWIFT GO për transferet tuaja ndërkombëtare hyrëse.
Për sugjerime dhe ankesa ju lutem na shkruani në: kujdesindajklientit@bekonomike.com apo na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, ose telefononi në numrin pa pagesë: 0800 50505.
Transferet vendore
Përmes kësaj ju mund të realizoni transfere vendore të cilat nënkuptojnë transferet te përfituesi i cili ka llogari të hapur në ndonjërën nga bankat në Kosovë në mënyrë të shpejte dhe efikase.
Transferet vendore ju mund t’i realizoni edhe përmes E-banking tuaj.
Mund te procesoni tranfere me prioritet dhe transfere standarde. Transfere me prioritet realizohen brenda 15 minutave, diteve te pune. Transferet standarde realizohen ne sesione te ndryshme gjate diteve te punes.
Ju poashtu mund të realizoni të gjitha pagesat e faturave dhe KOS GIRO, siç mund të jenë:
- ATK, TRUST, KRU, POLICI, GJYKATA, KESCO, PTK, AKP,
- Shërbimi doganor
- Kompanitë e sigurimeve
- Tatimin në të ardhura personale
- Konstributet pensionale
- Tatimi në pronë
Transferet Brenda Bankes
Transfere brenda bankes konsiderohet në qoftë se një person apo një kompani tek e cila ju dëshironi të realizoni transfer të parave, ka poashtu llogarinë e hapur në Bankën Ekonomike, i cili ka edhe këto përparësi:
Përfituesi i transferit ndërbankar do të pranojë fondet e transferuara vetëm brenda 5 minutave kur ju të udhëzoni ekzekutimin e transferit ndërbankar të parave.
Ju po ashtu mund të realizoni.
Përmes transfereve brenda bankës mund të realizohen:
Transfere ndërbankare përmes e-Banking , 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
Pagesat e faturave utilitare brenda bankës, si dhe
Pagesat përmes urdhër pagesave automatike
Transferet ndërbankare
Këto lloje të transfereve mund të realizohen ndërmjet klientëve që mbajnë llogari me Bankën Ekonomike. Avantazh i këtyre llojeve të transfereve është shpejtësia e ekzekutimit, pasi që transaksionet realizohen brenda minutash. E rëndësishme është se realizimi i këtyre transfereve mund të bëhet përmes e-banking, 24 orë në ditë dhe gjatë 7 ditëve të javës.
Transfere brenda bankes konsiderohet në qoftë se një person apo një kompani tek e cila ju dëshironi të realizoni transfer të parave, ka poashtu llogarinë e hapur në Bankën Ekonomike, i cili ka edhe këto përparësi:
Përfituesi i transferit ndërbankar do të pranojë fondet e transferuara vetëm brenda 5 minutave kur ju të udhëzoni ekzekutimin e transferit ndërbankar të parave.
Ju po ashtu mund të realizoni.
Përmes transfereve brenda bankës mund të realizohen:
- Transfere ndërbankare përmes e-Banking , 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
- Pagesat e faturave utilitare brenda bankës, si dhe
- Pagesat përmes urdhër pagesave automatike
KOS – GIRO
Pagesa xhiro është ndër mënyrat më të volitshme të pagesave.
Përdorimi kryesor është për pagesat e faturave të shërbimeve publike dhe pagesave të rregullta periodike.
Kjo mënyrë e pagesave përdoret për kryerjen e pagesave utilitare si : ATK, TRUST, KRU, POLICI, GJYKATA, KESCO, PTK, AKP, Shërbimi doganor si dhe Kompanitë e Sigurimeve.
Fatura për KOS-GIRO është standarde dhe leximi bëhet përmes lexuesve të posaçëm të bar kodeve.
Pagesat KOS GIRO dhe pagesat institucionale mund të realizohen edhe përmes shërbimit të e-banking.