Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin punëdhënësi i vitit 2018

 

Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018

Në mbrëmjen Gala të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Banka Ekonomike është shpërblyer me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018.

Ky shpërblim dëshmon përkushtimin për të ofruar zgjidhjet më të mira financiare dhe shërbime superiore për klientët tanë, gjë e cila nuk do të ishte e mundur pa një staf të përgatitur dhe kualitativ.

 

Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia që punëtorët e Bankës Ekonomike e sjellin në punë është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm.