MasterCard Debit & Visa Debit
Nëse keni nevojë për para të gatshme për biznesin tuaj, ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo Mastercard dhe VISA , në Kosovë dhe në mbarë botën.
MasterCard Debit dhe VISA Debit është debit kartelë që lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse, duke ju ofruar një mënyrë të lehtë për qasje në llogarinë tuaj, në çdo kohë dhe sa herë që ju keni nevojë.
Kartela MasterCard Debit dhe VISA Debit gjithashtu është e përshtatshme për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo në botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjensione udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard. Gjithashtu, Kartela MasterCard Debit mund të përdoret për blerje në internet.
Në mënyrë që biznesi juaj të krijojë efikasitet për realizim të pagesave dhe tërheqjeve të mjeteve, kjo mundësohet nga përdorimi i kartelës MasterCard Debit dhe Visa Debit të cilat ju ofrojnë kontroll të plotë të shpenzimeve. Çdo veprim që bëni me kartelë pasqyrohet në gjendjen e llogarisë tuaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.