Korporata

Departamenti i Korporatës në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për Individë dhe Departamentin për NVM dhe Mikro Biznese, asiston dhe ofron shërbime për klientët me një profesionalizëm dhe fleksibilitet të lartë.
Angazhimi ynë është të mbajmë dhe të zhvillojmë marrëdhënie biznesi me kompani të mëdha dhe të mesme që operojnë në Kosovë dhe jashtë saj.

 

Zyrtarët tanë të korporatës ofrojnë shërbime bankare dhe zgjidhje financimi të përshtatura sipas nevojave të klientit. Për më tepër, fokusi i Departamentit të Korporatës është në zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me:

  • Korporatat e mesme dhe të mëdha
  • Institucionet financiare (bankare dhe jo-bankare)
  • Agjencitë qeveritare, Ndërmarrjet Publike dhe ato Lokale dhe Organizatat joqeveritare

 

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka Ekonomike ju ofron mbështetje për produkte dhe shërbime të ndryshme bankare dedikuar çdo biznesi të vogël, dhe të mesëm duke qenë në dispozicion për të gjithë ata që zgjedhin të bashkëpunojnë me ne

Pavarësisht nga qëllimi i investimit në biznesin tuaj, banka jonë është gjithmonë partneri juaj potencial për zhvillimin dhe sukses të vazhdueshëm.

Këto produkte kreditore janë të destinuara të përmbushin nevojat tuaja dhe ndahen në produkte për biznese dhe agrobiznese. Destinimi i këtyre produkteve përcaktohet varësisht prej produktit apo shëbimit të zgjedhur nga ju dhe i njëjti produkt specifikohet në marrëveshjet kreditore të veçanta për secilin produkt.