Kredi
Banka Ekonomike ju ofron mbështetje për produkte dhe shërbime të ndryshme bankare dedikuar çdo biznesi të vogël, dhe të mesëm duke qenë në dispozicion për të gjithë ata që zgjedhin të bashkëpunojnë me ne
Pavarësisht nga qëllimi i investimit në biznesin tuaj, banka jonë është gjithmonë partneri juaj potencial për zhvillimin dhe sukses të vazhdueshëm.
Këto produkte kreditore janë të destinuara të përmbushin nevojat tuaja dhe ndahen në produkte për biznese dhe agrobiznese. Destinimi i këtyre produkteve përcaktohet varësisht prej produktit apo shëbimit të zgjedhur nga ju dhe i njëjti produkt specifikohet në marrëveshjet kreditore të veçanta për secilin produkt.
Llojet e produkteve kreditore që ofron banka për biznese janë:
- Kredi me këste
- Kredi e mbuluar me depozitë
- Huazim
- Mbitërheqje
- Linjë kreditore
- Garancion bankar (kombëtar apo ndërkombëtar)
- Letër kredi
Kredi me këste
Banka Ekonomike ju ofron kredi me këste me strukturë afat-shkurtër apo afatgjatë. Kryesisht, këstet janë të barabarta gjatë gjithë afatit të kredisë. Bizneset të cilat janë të ndikuara nga rrjedha e parasë si pasojë e sezonalitetit mund të aplikohen edhe këste jo të rregullta apo edhe grejs periudhë (grejs standart – pagesa vetëm të interesit të rregullt pa paguar principal dhe grejs të plotë – nuk paguhet as interes as principal).
Për aktivitete bujqësore ose për financimet e projekteve kur pagesat kryesisht rrjedhin pas përfundimit të projekteve preferohet të aplikohen këste jo të rregullta apo edhe grejs periudha.
Shuma minimale e kredisë – 1,000€
Destinimi:
- Kapital qarkullues
- Mjete themelore
- Kredi për renovim, ndërtim apo blerje të pasurive të paluajtshme
(lokale afariste, tokë) - Qëllime Mikse
Maturiteti i kthimit të kredisë:
Synimi jonë është që të përkrahim investimet tuja, andaj ofrojmë kredi biznesi me këste mjete për kapital qarkullues nga 6 muaj deri në 36muaj.
Ndërsa, fleksibilitetin tjeter ju e arrini me kreditë mjete themelore prej 6 muaj deri 96 muaj.
Kur plani investiv është i destinuar për mjete qarkulluese dhe mjete themelore, maturiteti përcaktohet në bazë të participimit të planit investiv.
Renovim të objekteve afariste, banesore, blerje të patundshmërive deri 120 muaj
Maturiteti i ekspozimeve të mbuluara me kesh duhet të bëhet një ditë para përfundimit të maturitetit të mjeteve të afatizuara
Grejs Periudhë:
Deri në 12 muaj për agrobiznese
Grejs periudhë standart – pagesa vetëm të interesit të rregullt pa paguar principal dhe grejs të plotë – nuk paguhet as interes asprincipal deri në perfundimin e grejs periudhes. (mortatorium i plotë)
Plani i pagesës:
I rregullt ose jo i rregullt
Kredi e mbuluar me depozitë
Me qëllim që të rrisim efiçiencën e zhvillimit të biznesit tuaj , banka ekonomike ju mundëson financim klientëve për shfrytëzimin e të gjitha burimeve të bizneseve. Prandaj, ju ofron klienteve produktin kredi te mbuluar me depozitë për nevoja të biznesit.ku klientit i lejohet deri në 100% të shumës së depozitit te afatizuar.
Shumëne e caktuar të mjeteve klienti detyrohet që ta kthej me këste sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje dhe planin e pagesave. Specifikë e këtij produkti kreditor është që kredia është e mbuluar me depozitë.
Huazim
Biznesi juaj në zhvillim e sipër kohë pas kohë mund ketë nevoje për financim sipas investimeve brenda një periudhe të caktuar.
Departamenti i bizneseve në bankë është përgjegjës për zhvillimin e produkteve që ndikojne në rritjen e efikastitetit të rrjedhës së parasë për të ju përshtatuar nevojave unike të biznesit.
Huazimi është një produkt afatshkurtër kreditor që u dedikohet bizneseve që kanë nevoja të menjëhershme për mjete financiare, për qëllim të financimit të projekteve të veçanta të cilat pritet të gjenerojnë fluks më të madh të të hyrave në një periudhe të caktuar kohore.
Plani i pagesës tek huazimet mund të lidhet si marrëveshje e pagesës vetëm të interesit mujor deri në fund të maturitetit kur paguhet edhe principali (bashkërisht me pagesën e interesit të muajit të fundit të maturitetit) ose pagesa me një këst të principalit dhe interesit bashkërisht në afatin e maturimit.
Shuma minimale e huazimit; 1,000 Euro
Afati i kthimit: Deri në 12 muaj
Mbitërheqje
Për rastet e papritura të shpenzimeve dhe momentit kur biznesi juaj ka nevojë për mjete shtesë, ather zgjidhja e duhur për ju është të aplikoni për produktin e mbitërheqjes.
Mbitërhqja është një produkt fleksibil afatshkurtër kreditor që i lejon subjektit të krijoj bilanc negativ në llogarinë e tij deri në limitin e përcaktuar dhe është e lidhur me qarkullimin aktual ose potencial përmes llogarisë rrjedhëse të subjektit. Si rezultat, subjekti paguan interes vetëm për shumën e shfrytëzuar të bilancit negativ.
Qasja në produktin e mbitërheqjes është shumë e thjesht sepse lidhet direkt me llogarinë rrjedhëse dhe është e shfrytëzueshme dhe përmes e-banking online.
Përveq qasjes së leht në mjete shtesë e rëndësishme është se ju paguani vetëm për shumën e shfrytëzuar dhe kohën e shfrytëzuar të mbitërheqjes.
Shuma minimale e mbitërheqjes; 1,000 Euro
Afati i kthimit: Deri në 12 muaj.
Linjë kreditore
Banka Ekonomike, para sheh tregjet financiare si sfidë për rritje dhe stabilizim të bizneseve. Prandaj, vazhdimisht është në zhvillim të produkteve që i përshtaten klienteve tanë.
Produkti i linjës kreditore,është një produkt kreditor afat shkurtër i cili lejohet për financimin e nevojave të kapitalit punues për një periudhë të caktuar kohore. Ky lloj produkti i lejon klientit të krijoj bilanc negativ në llogarinë e tij deri në limitin e përcaktuar për të financuar kryesisht blerje në periudha të ndryshme sezonale. Ky produkt kreditor nuk është i lidhur për llogarinë rrjedhëse por ka llogarinë e veçantë e cila përdoret vetëm për qëllime të linjës kreditore.
Shuma minimale e linjës kreditore; 1,000 Eur
Afati i kthimit: Deri në 12 muaj
Garancione bankare
Me qëllim që të lehtësojmë aktivitetet tuaja biznesore, si tenderim, tregti të mallrave apo pagesë avans, ne ju ofrojmë garancitë e duhura sipas nevojës tuaj.
Garancionet bankare, janë produkte bankare që shërbejnë për sigurimin e nënshkrimi të kontratave mes palëve që operojnë si në tregjet ndërkombetare, poashtu edhe për palët brenda territorit të Kosovës. Të njejtën kohë, Banka Ekonomike përcjellë të gjitha tipet e garancioneve të cilat i pranon nga bankat tjera, në të mirë të klientëve.
Letër kreditë
Janë dokumente sipas të cilave banka pajtohet të paguajë fonde te një bankë kur banka e caktuar konfirmon se të gjitha dokumentet e kërkuara në letrë kredi janë paraqitur te ajo gjatë periudhës së deklaruar të vlefshmërisë së letërkredisë dhe janë ne përputhje me kushtet e letër kredis.
Detyrimi ynë është vetëm për të verifikuar pajtueshmerin e dokumenteve me kushtet e Letër kredisë. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi dhe nuk jemi përgjegjës në lidhje me cilësinë, disponueshmërinë, dorëzimin e mallrave ose shërbimeve.
Dritarja agro dhe standarde
DRITARJA AGRO
Dritarja Agro ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë në agro sektor. Klientët që mund të garantohen janë NMVM-të që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK) ose fermerët që posedojnë Certifikatë të Regjistrimit të Fermerit me Numër Identifikues të Fermës (NIF).
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Agro, ju lutem klikoni në këtë vegëz:
DRITARJA STANDARDE
Dritarja Standarde ofron garanci për institucionet financiare për të mbuluar rrezikun për kreditë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) që janë të regjistruara në Agjencinë e regjistrimit të bizneseve te Kosovës (ARBK).
Dritarja Standarde ka për qëllim që krahas mbështetjes së qasjes në financa për të gjithë sektorët, të cilët kanë një pjesë të konsiderueshme në ekonominë e vendit dhe që janë të synuara nga institucionet partnere të FKGK-së, poashtu të stimulojë ndërmarrjet eksportuese duke ofruar mundësi më të mira për këtë kategori.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Standarde, ju lutem klikoni në këtë vegëz:
Dritarja gratë në biznes
Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për Gratë në Biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:
- Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
- Rrjetëzimit, si dhe
- Mentorimit
NDËRMJETËSUESIT
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., TEB Sh.A.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
- NMVM-të në pronësi ose në bashkëpronësi nga më së paku një grua ose të udhëhiqet nga të paktën një grua në një pozicion ekzekutiv
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit
- Një huamarrëse e kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetare privatë ose banore të përhershëme të Kosovës,
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR GRATË NË BIZNES?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
- Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
- Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 70% të kryegjësë së kredisë,
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 30%,
- Tipi i garancisë: Revolvues.
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa,
- Kushte më të favorshme për gratë në biznes,
- Potencialisht norma preferenciale të interest,
- Reduktim i kolateralit,
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
- Qëndrueshmëri e biznesit.
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut,
- Lirimi i kapitalit,
- Mbulimi i humbjeve në tërësi,
- Ulje e rrezikut kreditor,
- Rritje e portofolit kreditor,
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera.
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse binzesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.
Dritarja Start-Up
Dritarja Start-Up ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet start-up me produkte financiare adekuate, në mënyrë që të sigurohet rritja e bizneseve të sapokrijuara si dhe rritja e punësimit, duke përmirësuar kështu standardet e jetesës së popullatës.
Dritarja e Start-up i dedikohet bizneseve start-up të angazhuara kryesisht në aktivitete/sektorë ekonomikë që kërkojnë njohuri bazë. Njohuritë bazë i referohen aftësive që krijohen përmes një arsimimi, trajnimi ose përvojë pune të mëparshme.
Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për bizneset e reja të cilat do të mbështeten në aspektin e:
- Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),
- Rrjetëzimit, si dhe Mentorimit
NDËRMJETËSUESIT
Banka Ekonomike Sh.A., Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes Sh.A., TEB Sh.A.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë, por pa u kufizuar në këto në vijim:
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni,
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit ,
- NMVM-të me përvojë nga dita e parë e regjistrimit deri në 12 muaj eksperiencë,
- Një huamarrës i kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetarë privatë ose banorë të përhershëme të Kosovës,
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA START-UP?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares Start-Up:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3000,
- Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
- Shuma maksimale e garancisë është 40,000 EUR,
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 60 muaj,
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues,
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 80% të kryegjësë së kredisë,
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 40%,
- Tipi i garancisë: Revolvues,
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa,
- Kushte më të favorshme për ndërmarrësit që do të vijojnë trajnimin e ofruar nga FKGK,
- Potencialisht norma preferenciale të interest,
- Reduktim i kolateralit,
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesave për kredi,
- Qëndrueshmëri e biznesit,
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut,
- Lirimi i kapitalit
- Mbulimi i humbjeve në tërësi,
- Ulje e rrezikut kreditor,
- Rritje e portofolit kreditor,
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera,
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial nuk aplikon për garanci në FKGK, por aplikon për kredi në njërën nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së,
- Institucioni i Regjistruar Financiar pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e miratimit dhe nëse binzesi i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë Institucioni Financiar përkatës do e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së.
Dritarja GROW
GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra ka për qëllim të mbështes qasjen në financa duke mbështetur IRF-të për financimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë.
PARTNERËT FINANCIARË janë:
Banka per Biznes Sh.A. NLB Banka Sh.A., ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
CILAT NMVM KUALIFIKOHEN?
Parametrat për NMVM-të që kualifikohen për financim nën garanci përfshijnë;
- NMVM-të në pronësi private, pa asnjë pronësi të Qeverisë gjatë periudhës së mbulimit të kredisë nga garancioni
- NMVM-të që kanë regjistrim të biznesit
- Një huamarrës i kualifikuar duhet të ketë të paktën në pronësi një qytetarë privatë ose banorë të përhershëm të Kosovës
- NMVM–të që kanë më pak se 250 punonjës
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Garancitë do të ofrohen për shumën deri në 50% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 500,000 EUR
- Kufiri maksimal i humbjes do të jetë 100%
- Tipi i garancisë: Revolvues
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA GROW?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares GROW:
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 EUR
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 EUR
- Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 5,000,000 EUR
- Shuma maksimale e garancisë është 500,000 EUR, megjithatë, përfituesi i fundit nuk duhet të ekspozohet më shumë se 1.0 milion euro si përfitues nga garancitë e kredisë sipas FKGK-së.
- Maturitet i kredisë së garantuar deri 84 muaj
- Qëllimi i kredisë është: Investime në Efiçiencën e Energjisë (Mbeshtjellesi i Ndërtesës, Pajisjet, Linjat e prodhimit dhe masat e tjera të Efiçiencës së Energjisë – Maksimumi 20% Investime plotësuese), Energjia e ripertrishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeotermale) deri në 400 kw.
CILAT JANË PËRFITIMET?
Për NMVM-të
- Rritje e qasjes në financa
- Kushte më të favorshme
- Potencialisht norma preferenciale të interesit
- Reduktim i kolateralit
- Kohë më e shpejtë e përpunimit të kërkesve për kredi
- Qëndrueshmëri e biznesit
Për Institucionet e Regjistruara Financiare
- Ulje e kostos së rrezikut
- Lirimi i kapitalit
- Mbulimi i humbjeve në tërësi
- Ulje e rrezikut kreditor
- Rritja e shumës maksimale të garancisë
- Rritje e portofolit kreditor
- Rritje e të hyrave nga shitja e produkteve tjera
Lexo më shumë: growkosovo.com
Dritarja për investime të diasporës
Dritarja për investime të diasporës ka për qëllim që të mbështes investimet në ndërmarrësi private të themeluara nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në vende të tjera.
SHPREHJE INTERESIMI PËR DRITAREN PËR INVESTIME TË DIASPORËS
NDËRMJETËSUESIT/BANKAT PARTNERE
Institucionet e regjistruara financiare të FKGK-së që kanë nënshkruar marrëveshjen e garancisë për Dritaren për Investime të Diasporës janë:
- Banka Ekonomike Sh.A.
- Banka Kombëtare Tregtare (BKT Kosova)
- Banka për Biznes Sh.A.
- NLB Bank Sh.A.
- ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
- Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C
- TEB Bank Sh.A.
ÇKA KONSIDEROJMË INVESTIM NGA DIASPORA DHE CILAT JANË KËRKESAT LIGJORE?
Bashkatdhetarët do të duhej të shprehin qëllim të qartë për të investuar në Kosovë:
- Duke inicuar themelimin e një biznesi të ri, ose
- Duke përkrahur një biznes egzistues në Kosovë themeluar nga investitori i diaspores.
Bizneset që kanë përvojë më të gjatë se 36 muaj nuk kualifikohen për këtë dritare.
Struktura e pronësisë së bizneseve të sapo krijuara nga investitorët e diasporës, duhet të jetë në:
- Pronësi të plotë të investitorit të diasporës.
- Partneritet me banorë të Kosovës (shembull: partnerë biznesi, të afërmit e familjes, miqtë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë) ose
- Nëse investitori nga diaspora themelon një biznes me një bashkëinvestitor të huaj (jorezident të Kosovës).
Në të tri rastet e lartëpermendura, investitori nga diaspora duhet të zotërojë së paku 30% të pronësisë së ndërmarrjes. Investitori duhet ta mbështesë idenë e themelimit të biznesit/ndërmarrjes së re me një plan biznesi.
Pajtueshmëria me kërkesat dhe rregullativën ligjore:
Aplikuesit duhet t’i respektojnë të gjitha ligjet, rregulloret dhe udhëzimet përkatëse që rregullojnë investimet dhe aktivitetet e biznesit në Kosovë. Për më tepër, aplikuesi do t’i nënshtrohet një procesi të vlerësimit të kujdesit të duhur kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e institucionit të regjistruar financiar, dhe nuk duhet të jetë subjekt i ndonjë procesi gjyqësor ose pjesë e ndonjë liste të sanksioneve ndërkombëtare.
CILAT BIZNESE KUALIFIKOHEN?
Ndërmarrja mikro e vogël dhe e mesme (NMVM) kërkohet të jetë:
- Në pronësi private të themeluar nga investitori që gëzon statusin e investitorit nga diaspora.
- E regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Për më shumë informata ju lutemi që të klikoni linkun: https://arbk.rks-gov.net/
- Ndërmarrje e themeluar nga diaspora që kanë përvojë pune jo më të gjatë se 36 muaj.
- Gjithëpërfshirëse për sektorë të ndryshëm përveç atyre të ndaluara sipas politikës së menaxhimit mjedisor e social të FKGK-së.
- Investitor me histori të mirë kreditore nga vendi përkatës ku jeton e vepron apo edhe në Kosovë.
- Biznes me më pak se 250 punonjës.
Info shtesë lidhur me origjinën Kosovare të pronarit të biznesit:
- Të gjithë ata që fillimisht kanë lindur dhe jetuar në Kosovë, por kanë emigruar dhe kanë jetuar për më shumë se tre vjet jashtë vendit.
- Pasardhësit (gjeneratat e reja) të prindërve kosovarë, duke u shtrirë në gjeneratën e dytë, me origjinë nga Kosova.
CILAT KREDI MUND TË PËRFITOJNË NGA DRITARJA PËR INVESTIME TË DIASPORËS?
Kreditë e Kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitime nga Dritarja për Investime të Diasporës:
- Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.
- Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.
- Shuma minimale e garancisë është 1,500 euro.
- Shuma maksimale e garancisë është 2,000,000 euro.
- Afati minimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 3 muaj.
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar do të jetë 84 muaj.
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime të ndryshme afariste ( asete fikse, pajisje, kapital qarkullues).
LLOJI I KREDISË
Kredi; Linjë kreditore; Mbitërheqje.
CILAT JANË KARAKTERISTIKAT E GARANCISË?
- Mbulueshmëri me garanci kreditore deri në 80% të kryegjësë së kredisë por jo më shumë se 2,000,000 euro. Përqindja e mbulueshmërisë me garanci kreditore varet nga vlera e investimit fillestar *
- Pjesëmarrja e investitorit në investim fillestar është e obligueshme në vlerë së paku 20%. *
*Përqindja e mbulueshmërise me garanci sipas pjesëmarrjes në investim fillestar/kredi bankare
| Mbulueshmëria garancisë (%) | Pjesëmarrja në investim fillestar/kredia bankare (%) |
| 60 | 20/80 |
| 70 | 25/75 |
| 80 | 30/70 |
CILI ËSHTË PROCESI I APLIKIMIT DHE VENDIMARRJES?
- Huamarrësi potencial (NMVM) nuk aplikon për garanci por aplikon për kredi në njërin nga Institucionet e Regjistruara Financiare të FKGK-së.
- Institucioni i Regjistruar Financiar (IRF) pasi që të kryen analizat e zakonshme të kredisë duke zbatuar standardet e vlerësimit të riskut dhe nëse kompania i plotëson kriteret e FKGK-së atëherë IRF përkatëse e vendosë kredinë nën garancinë kreditore të FKGK-së .
- Pas vendosjes së kredisë përkatëse nga ana e IRF-së përkatëse në Sistemin për Menaxhimin e Informatave të FKGK-së, FKGK e pranon kredinë nën garancinë kreditore.