Llogari rrjedhëse
Llogaria rrjedhëse e biznesit në Bankën Ekonomike ofron avantazhe dhe përparësi të shumta sepse në të njëjtën llogari mund të regjistroni veprimet tuaja të biznesit në mënyrë të vazhdueshme dhe kronologjike.
Biznesi juaj mund të deponojë, të tërheqë dhe të transferojë nga llogaria rrjedhëse në çdo moment. Banka Ekonomike përmes llogarisë rrjedhëse ju ofron një vend të sigurt për të mbajtur paratë e juaja në valutat: EURO, USD, GBP, CHF.
Përmes llogarisë rrjedhëse biznesi juaj mund të ketë qasje në shërbimet e mëposhtme:
- Depozitim dhe tërheqje të parave në të gjitha degët e Bankës
- Pagim të tatimeve, doganave dhe detyrimeve të tjera
- Pagim të shërbimeve komunale, tatimeve, pagave
- Lidhje direkte me kartelë debiti
- Kolektim dhe realizim të pagesave brenda bankës, vendore dhe ndërkombëtare
- Realizim të depozitës me afat
- Mundësi qasjeje në llogari përmes shërbimit të e-banking
- Debitim direkt
- SMS Top UP
- SMS Info
- Urdhëresat automatike
Depozita me afat
Depozita me afat për biznese është një llogari e kursimit apo edhe mënyrë investimi, sipas afateve të ndryshme që ofron banka dhe me norma të interesit siç janë te publikuara në çmimorën tanë zyrtare.
Çka përfitoni ju si biznes nga depozitat me afat në Bankën Ekonomike?
Të ardhura të favorshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së afatizimit, kursime të sigurta, interesa fikse përgjatë gjithë periudhës së afatizimit, mundësi prishjeje të parakohshme të depozitës në rast të shfaqjes së planeve për shfrytëzim të paplanifikuar të mjeteve, ri-afatizim automatik të depozitës se njëjtë e shumë përfitime tjera.
Cilat janë disa prej karakteristikave të depozitave me afat në Bankën Ekonomike?
- Shuma minimale e detyrueshme e depozitës është EUR 1,000.00
- Valuta e vetme në të cilën mundësohet një depozitë me afat është EUR
- Afati minimal i një depozite me afat është 12 muaj
- Afati maksimal i një depozite me afat është 60 muaj
A janë të siguruara depozitat tuaja?
Të gjitha depozitat tuaja, qofshin ato në llogari rrjedhëse apo depozita me afat, aktualisht janë të siguruara deri në shumën prej EUR 5,000.00, nisur nga fakti qe Banka Ekonomike është anëtare e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë.