E-Banking
Banko online dhe lehtësoja vetës qasjen në llogarinë bankare.
E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë e biznesit tuaj dhe realizimin e shumë shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. I përshtatshëm me platëformë të re përdoret në të gjitha llojet e pajisjeve elektronike si kompjuterët dhe telefonat mobil, lehtë për të realizuar transaksionet bankare me komisione më të ulëta.
Me këtë shërbim ju kurseni kohën tuaj duke i realizuar transaksionet bankare në çdo vend dhe në çdo kohë, nga shtëpia apo zyra juaj, mjafton që të keni qasje në internet.
E-banking ju mundëson:
- Pasqyrën e saktë të të gjitha mjeteve që posedoni në llogarinë tuaj
- Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
- Realizimin e transferteve vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
- Realizimin e të gjitha llojeve të pagesave komunale (rrymë, ujë, telefon, etj..)
- Realizimin e pagesave të doganës
- Konfirmimin elektronik për të gjitha transaksionet e realizuara në E-banking
- Menaxhimin e kredit kartelave tuaja
Si të aplikoni?
E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona, ju regjistroheni menjëherë në Bek E-banking, sapo të hapni llogarinë bankare dhe nënshkruani formularin e aplikimit.
Udhëzuesi për qasje ne E- banking
Udhëzuesin për qasje në shërbimin e-banking e gjeni duke klikuar mbi butonin E-banking që gjendet në pjesën e sipërme të anës së majtë të ueb faqes të bankës.