Transferet vendore

Përmes këtij shërbimi ofrohet transferimi i mjeteve në valutën Euro për dhe nga ato biznese që kanë llogari në ndonjë prej bankave që operojnë brenda territorit të Kosovës. Pagesat mund të realizohen në dy mënyra, si pagesa standarde dhe pagesa me prioritet (pagesa te cilat procesohen brenda 15 minutash nga momenti i validimit të të dhënave të transferit).

 

Transferet vendore mund të realizohen dhe përmes shërbimit e-banking 24 orë në ditë dhe gjatë 7 ditëve të javës.

 

Përmes kësaj ju mund të realizoni transfere vendore të cilat nënkuptojnë transferet te përfituesi i cili ka llogari të hapur në ndonjërën nga bankat në Kosovë në mënyrë të shpejte dhe efikase.

 

Transferet vendore ju mund t’i realizoni edhe përmes E-banking tuaj.

 

Mund te procesoni tranfere me prioritet dhe transfere standarde. Transfere me prioritet realizohen brenda 15 minutave, diteve te pune.   Transferet standarde realizohen ne sesione te ndryshme gjate diteve te punes.

 

Ju poashtu mund të realizoni të gjitha pagesat e faturave dhe KOS GIRO, siç mund të jenë:

 

  • ATK, TRUST, KRU, POLICI, GJYKATA, KESCO, PTK, AKP,
  • Shërbimi doganor
  • Kompanitë e sigurimeve
  • Tatimin në të ardhura personale
  • Konstributet pensionale
  • Tatimi në pronë