Kartelat MasterCard Debit dhe Visa Debit
MasterCard Debit dhe VISA Debit është debit kartelë që lidhet direkt me llogarinë tuaj rrjedhëse, duke ju ofruar një mënyrë të lehtë për qasje në llogarinë tuaj, në çdo kohë dhe sa herë që ju keni nevojë.
Nëse keni nevojë për para të gatshme, ju mund të tërhiqni në çdo bankomat (ATM) të Bankës Ekonomike, ose në çdo bankomat (ATM) tjetër ku shfaqet logo Mastercard dhe VISA , në Kosovë dhe në mbarë botën.
Kartela MasterCard Debit dhe VISA Debit gjithashtu është e përshtatshme për blerje në çdo pikëshitje (POS terminal) në Kosovë dhe në miliona pika shitjeje kudo në botë, në dyqane, supermarkete, restorante, agjenci udhëtimi, pika karburanti dhe kudo tjetër ku shfaqet logo MasterCard. Gjithashtu, debit kartela mund të përdoret për blerje në internet.
MasterCard Debit dhe Visa Debit ju mundëson kontroll të plotë të shpenzimeve. Çdo veprim që bëni me kartelë pasqyrohet në gjendjen e llogarisë tuaj, duke ju mundësuar kështu verifikimin e çdo transaksioni.