Llogari kursimi për fëmijë
Mendoni për të ardhmen e fëmijës suaj, filloni të kurseni qysh tani, që nesër të keni një bazë të mjeteve për të drejtuar fëmijën tuaj drejt shkollimit dhe synimeve për të ardhmen. Llogaria e kursimit për fëmijë mund të hapet nga prindi apo kujdestari ligjor dhe mundëson kursimin e mjeteve për fëmiun deri në moshën 18 vjeçare. Deponim në çdo kohë dhe çfarëdo shume në llogarinë e fëmijës tuaj falas.
- Mundësi kursimi në llogarinë e fëmijës tuaj në çdo muaj përmes urdhëresës automatike falas
- Përfitime shtesë çdo muaj nga interesi shumë i favorshëm
- Siguri të mjeteve tuaja
Kushtet për hapjen e llogarisë:
- Certifikata e lindjes së fëmijës
- Letërnjoftimi i prindit
- Hapja e llogarisë falas