E-Banking
Banko online dhe lehtësoja vetes qasjen në llogarinë bankare.
E-banking është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes internetit 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e pajisjeve elektronike si kompjuterët dhe telefonat mobil, lehtë për të kryer transaksionet bankare me komisione më të ulëta.
Me këtë shërbim ju kurseni kohën tuaj duke i kryer transaksionet bankare në çdo vend dhe në çdo kohë, nga shtëpia apo zyra juaj, mjafton që të keni qasje në internet, E-banking ju mundëson:
- Pasqyrën e saktë të të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
- Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
- Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
- Kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave komunale (rrymë, ujë, telefon, etj.)
- Kryerjen e pagesave të doganës
- Konfirmimin elektronik për të gjitha transaksionet e realizuara në E-banking
- Menaxhimin e kredit kartelave tuaja
Si të aplikoni?
E tëra që ju nevojitet është të vizitoni njërën nga degët tona, ju regjistroheni menjëherë në E-banking, sapo të hapni llogarinë bankare dhe nënshkruani formularin e aplikimit.
Udhëzues për qasjen në E-banking
Udhëzuesin për qasjen në shërbimin e-Banking e gjeni duke klikuar mbi butonin e-Banking që gjendet në pjesën e sipërme të anës së djathtë të uebfaqës së bankës.
SMS Banking
Ju mundëson të keni qasje në bilancin e llogarisë suaj përmes telefonit mobil, në çdo kohë.
Mjafton të thirrni në numrin e Bankës Ekonomike dhe nw kohw reale do të pranoni SMS-in për gjendjen e llogarisë suaj!
Si funksionon SMS INFO?
Thirrni në numrin e dedikuar 045 100 300, pas ziles së parë lidhja automatikisht ndërpritet, ndërsa numri i telefonit mobil që keni thirrur regjistrohet në bazën e shënimeve të bankës.
- Pas pak sekondave, ju do të pranoni SMS-in në telefonin tuaj mobil
- Varësisht se në cilën valutë keni para, në llogarinë rrjedhëse, të kursimit apo shfrytëzoni produktin mbitërheqje, mesazhi juaj do të ketë këtë përmbajtje:
Gjendja ne llogarine tuaj eshte
- Llogaria rrjedhese 500 EUR
- Llogaria rrjedhese 20 USD
- Llogaria rrjedhese 5 CHF
- Llogaria rrjedhese 10 GBP
- Llogaria e kursimeve 5000 EUR
- Mbiterheqje 1000 EUR
- Kredi 10.000 EUR
SMS Njoftimi
Ju mundëson informimin mbi ndryshimet e bilancit të llogarisë suaj, përmes SMS-it në telefonin tuaj mobil pas çdo transaksioni (ndryshimi në llogari).
Si funksionon SMS NJOFTIMI?
Nëse dëshironi që për shuma të vogla të transaksioneve të kryera në llogarinë tuaj të mos pranoni SMS, atëherë ju mund të caktoni shumën mbi të cilën dëshironi të informoheni.
Shembull: Nëse caktoni limitin për lajmërim 50Eur, atëherë ju do të pranoni SMS-in pas çdo transaksioni mbi vlerën e lartpërmendur.
SMS Mbushja
Është shërbim elektronik ku përmes llogarisë tuaj në Bankën Ekonomike, vetëm me një SMS ju mund të rimbushni telefonin tuaj mobil të operatorit IPKO dhe VALA , të ju dërgoni mbushje të tjerëve si dhe të paguani të gjitha shërbimet tjera (internet, duotv, duofix dhe tv) të operatorit IPKO.
Urdhëresa automatike
Urdhër Pagesa Automatike ju mundëson të realizoni vetëm një urdhëresë e cila do të shërbejë për te realizuar transfere për një periudhë të caktuar kohore, duke transferuar mjetet automatikisht prej llogarisë rrjedhëse në llogarinë e kursimit, pagesa për qira dhe pagesat tjera të rregullta që kërkojnë transfere periodike të parave. Urdhër pagesat automatike mund të nënshkruhen për 1,3,6 dhe 12 muaj.
Ky shërbim ofrohet për ju, për të kursyer kohën tuaj në mënyrë që pagesat të realizohen me kohë. Urdhër pagesat automatike brenda bankës mund të aktivizohet në cilën do degë të Bankës Ekonomike, apo përmes shërbimit të E-banking, Përmes shërbimit të E-banking ju mund të aktivizoni urdhër pagesat automatike edhe për pagesat që dëshironi ti realizoni tek përfituesi i cili ka llogari të hapur në ndonjërën nga bankat në Kosovë. Në rastet kur nuk keni fonde te mjaftueshme në llogarinë tuaj dhe ju keni aktiv produktin e mbitërheqjes, urdhër pagesa automatike do të realizohet nga mbitërheqja.
BEK-Mobile
BEK-Mobile është shërbim elektronik, i sigurt, i shpejtë, i lehtë dhe efikas, i cili ju mundëson qasje në llogarinë tuaj dhe kryerjen e shërbimeve bankare përmes telefonit.
BEK-Mobile ju mundëson:
- Pasqyrën e llogarisë rrjedhëse, kredive, mbitërheqjeve dhe depozitave tuaja
- Pasqyrën e saktë të gjitha mjeteve me të cilat dispononi në llogarinë tuaj
- Realizimin e transferteve kombëtare dhe ndërkombëtare në valuta të ndryshme
- Konfirmimin elektronik për të gjitha transaksionet e realizuara në E-banking
- Menaxhimin e kredit kartelave tuaja
Me BEK Mobile të Bankës Ekonomike përmes opsionit inovativ Scan Pay ju mundësohet:
- Realizim të shpejtë dhe të lehtë e të gjitha pagesave KOS GYRO (Dogana, KESCO, KRU Prishtina, TPL, dhe TPL+,etj.)
- Realizim të shpejtë dhe të lehtë e të gjitha pagesave ndaj organizatave buxhetore (Komuna, ATK, TRUST, etj.)
M-banking është zgjidhja ideale për të kontrolluar dhe menaxhuar llogarinë tuaj bankare në mënyrë të rehatshme, të sigurtë dhe të efektshme.
Me aplikacionin BEK- mobile ju mund të kryeni shpejtë e lehtë shërbimet tuaja bankare.
Krejt çka ju duhet është ta shkarkoni aplikacionin e BEK Mobile në smart telefonin tuaj.
Ky shërbim bankar ju ofron qasje të sigurtë në llogarinë tuaj.