SMS Banking
Ju mundëson të keni qasje në bilancin e llogarisë suaj përmes telefonit mobil, në çdo kohë.
Mjafton të thirrni në numrin e Bankës Ekonomike dhe nw kohw reale do të pranoni SMS-in për gjendjen e llogarisë suaj!
Si funksionon SMS INFO?
Thirrni në numrin e dedikuar 045 100 300, pas ziles së parë lidhja automatikisht ndërpritet, ndërsa numri i telefonit mobil që keni thirrur regjistrohet në bazën e shënimeve të bankës.
- Pas pak sekondave, ju do të pranoni SMS-in në telefonin tuaj mobil
- Varësisht se në cilën valutë keni para, në llogarinë rrjedhëse, të kursimit apo shfrytëzoni produktin mbitërheqje, mesazhi juaj do të ketë këtë përmbajtje:
Gjendja ne llogarine tuaj eshte
- Llogaria rrjedhese 500 EUR
- Llogaria rrjedhese 20 USD
- Llogaria rrjedhese 5 CHF
- Llogaria rrjedhese 10 GBP
- Llogaria e kursimeve 5000 EUR
- Mbiterheqje 1000 EUR
- Kredi 10.000 EUR
SMS Njoftimi
Ju mundëson informimin mbi ndryshimet e bilancit të llogarisë suaj, përmes SMS-it në telefonin tuaj mobil pas çdo transaksioni (ndryshimi në llogari).
Si funksionon SMS NJOFTIMI?
Nëse dëshironi që për shuma të vogla të transaksioneve të kryera në llogarinë tuaj të mos pranoni SMS, atëherë ju mund të caktoni shumën mbi të cilën dëshironi të informoheni.
Shembull: Nëse caktoni limitin për lajmërim 50Eur, atëherë ju do të pranoni SMS-in pas çdo transaksioni mbi vlerën e lartpërmendur.