Urdhëresa automatike
Urdhër Pagesa Automatike ju mundëson të realizoni vetëm një urdhëresë e cila do të shërbejë për te realizuar transfere për një periudhë të caktuar kohore, duke transferuar mjetet automatikisht prej llogarisë rrjedhëse në llogarinë e kursimit, pagesa për qira dhe pagesat tjera të rregullta që kërkojnë transfere periodike të parave. Urdhër pagesat automatike mund të nënshkruhen për 1,3,6 dhe 12 muaj.
Ky shërbim ofrohet për ju, për të kursyer kohën tuaj në mënyrë që pagesat të realizohen me kohë. Urdhër pagesat automatike brenda bankës mund të aktivizohet në cilën do degë të Bankës Ekonomike, apo përmes shërbimit të E-banking, Përmes shërbimit të E-banking ju mund të aktivizoni urdhër pagesat automatike edhe për pagesat që dëshironi ti realizoni tek përfituesi i cili ka llogari të hapur në ndonjërën nga bankat në Kosovë. Në rastet kur nuk keni fonde te mjaftueshme në llogarinë tuaj dhe ju keni aktiv produktin e mbitërheqjes, urdhër pagesa automatike do të realizohet nga mbitërheqja.