Informacioni ligjor

Pronësia dhe Përgjegjësitë

 

Kjo web-faqe, domeni i saj dhe e tërë përmbajtja e paraqitur në të (përfshirë por pa u kufizuar në përmbajtjen vizuale, audio-vizuale dhe/apo me shkrim) janë pronë e Bankës Ekonomike, përpos nëse është deklaruar ndryshe. Tërësia e kësaj përmbajtje është subjekt i të drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale, apo të drejtave tjera të zbatueshme. Banka Ekonomike mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për çfarëdo keqpërdorimi, kopjimi, modifikimi, riprodhimi, transmetimi, shpërndarje, të plotë apo të pjesshëm, për çfarëdo qëllimi (përfshirë por pa u kufizuar në qëllime komerciale), apo çfarëdo shfrytëzimi tjetër në formë të pa-autorizuar nga ju si përdorues i kësaj web-faqeje. Për shmangie të çdo dyshimi, ju nuk mund të kryeni asnjë nga këto veprime pa pëlqim paraprak me shkrim nga Banka Ekonomike. Me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, ju kuptoni dhe pranoni se jeni plotësisht përgjegjës për zhdëmtimin e Bankës Ekonomike ndaj çfarëdo pretendimi, përgjegjësie, dëmi, humbjeje, shpenzimi, përfshirë shpenzimet ligjore, të pësuara nga Banka Ekonomike nga dhe në lidhje me çfarëdo keqpërdorimi sipas këtij paragrafi nga ju, apo si rezultat i përdorimit tuaj jo të rregullt apo të kundërligjshëm të kësaj web-faqeje nga pajisja përkatëse apo lidhja përkatëse e internetit.

 

Informatat dhe Ndryshimi i Informatave

 

Kjo web-faqe ka për qëllim informimin e përdoruesve të saj lidhur me të gjitha produktet dhe shërbimet që ofron Banka Ekonomike për persona fizik dhe juridik, në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të Bankës Ekonomike dhe Çmimoren në fuqi. Banka Ekonomike mund të ndryshojë përmbajtjen e kësaj web-faqeje në çdo kohë, sipas diskrecionit të saj, pa ndonjë detyrim për njoftim paraprak të përdoruesve të saj, përveç nëse parashihet ndryshe shprehimisht, në ç’rast Banka Ekonomike do të publikojë ndryshimet në këtë web-faqe. Në cilindo rast, me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, do të konsiderohet se ju keni kuptuar dhe pranuar këto ndryshime. Banka Ekonomike do të ushtrojë përpjekjet më të mira që të sigurojë qëndrueshmërinë e kësaj web-faqeje në rast të shkëputjeve të qasjes në këtë web-faqe, por nuk e garanton këtë në tërësi dhe në çdo kohë, përfshirë por pa u kufizuar për shkak të faktorëve që janë jashtë parashkimit dhe/apo kontrollit të Bankës Ekonomike.

 

Përdorimi i Web-Faqes

Përderisa Banka Ekonomike do të ushtrojë përpjekjet e saj më të mira që të sigurojë saktësinë e përmbajtjes dhe sigurinë e kësaj web-faqeje, Banka Ekonomike nuk mban përgjegjësi për çfarëdo pasoje dhe/apo dëmi eventual, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, që mund të krijohet si rezultat i përdorimit tuaj të kësaj web-faqeje dhe/apo përmbajtjes së kësaj web-faqeje. Përdorimi juaj i kësaj web-faqeje është i dedikuar vetëm për përdorim personal dhe për qëllime informative. Banka Ekonomike nuk mban përgjegjësi lidhur me kuptimin tuaj të duhur apo jo të informatave të paraqitura në këtë web-faqe. Përmbajtja/informatat e publikuara në këtë web-faqe nuk nënkuptojnë në asnjë rast këshillim të çfarëdo lloji, financiar, kreditor apo tjetër, mbi bazën e të cilit mund të merret një vendim i tillë. Banka Ekonomike nuk mban përgjegjësi dhe nuk garanton për përmbajtjen e çfarëdo web-faqesh të jashtme të cilat mund të jenë të paraqitura si linqe në këtë web-faqe.

 

Vlefshmëria e Termeve dhe Kushteve të Përdorimit dhe Ligjet e Zbatueshme

 

Ju nuk mund të transferoni këto Terme dhe Kushte të Përdorimit, përfshirë cilëndo nga të drejtat dhe/apo detyrimet tuaja nën këto Terme dhe Kushte të Përdorimit. Ju kuptoni dhe pranoni se Banka Ekonomike nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi shtesë për ofrimin e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit në ndonjë formë apo kanal tjetër komunikimi, përpos mënyrës së ofrimit, përkatësisht qasjes në to në këtë format digjital. Nëse çfarëdo pjese e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit rezulton të jetë e pavlefshme nga gjykata kompetente nën legjislacionin e Republikës së Kosovës, pavlefshmëria e kësaj pjese nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e pjesëve tjera të këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit, të cilat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Me vazhdimin e përdorimit të kësaj web-faqeje, ju pranoni qeverisjen e këtyre Termeve dhe Kushteve të Përdorimit nën këtë juridiksion dhe zgjidhjen e çfarëdo kontesti eventual nga Gjykata kompetente në Republikën e Kosovës.

 

Njoftimi për Privatësi, Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe Cookies

 

Banka Ekonomike mbetet e përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale të cilat mblidhen si rezultat i përdorimit tuaj të kësaj web-faqeje. Për më shumë hollësi, referohuni në sektorin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Përdorimi i Cookies.