17 vite pavarsi me Bankën Ekonomike – 17 ditë mundësi që ju japin më shumë, duke paguar më pak!

17 vite Pavarsi me Bankën Ekonomike – 17 ditë mundësi që ju japin më shumë, duke paguar më pak! Banka Ekonomike feston 17 vite sukses, rritje dhe besim të ndërsjellë me klientët e saj. Dhe si çdo përvjetor i rëndësishëm, kjo festë vjen me diçka të veçantë – 17 arsye që ju mundësojnë të përfitoni më shumë, duke paguar më pak. Nëse keni menduar të hapni një llogari bankare, tani është momenti i duhur! Vetëm nga 1 deri më 17 Shkurt, shërbimet bankare për INDIVIDË dhe BIZNESE janë FALAS për 12 muaj. Nuk ka tarifa mirëmbajtjeje, as kosto për debit dhe kredit kartelën. Një mundësi unike për të menaxhuar financat tuaja pa shpenzime shtesë! E nëse ëndrra juaj është një veturë e re, ne e bëjmë rrugën tuaj edhe më të lehtë! Po gjatë këtyre 17 ditëve, ju mund të përfitoni financim 100% për blerjen e makinës suaj. Çfarëdo modeli të zgjedhni, nga çfarëdo autosalloni, ne e mbulojmë plotësisht financimin – ju thjesht shijoni vozitjen! 17 vite sukses, 17 arsye për të zgjedhur Banka Ekonomike! Për më shumë se një dekadë e gjysmë, kemi qenë partneri juaj në sfida dhe arritje, duke sjellë zgjidhje të zgjuara për nevojat tuaja financiare. Dhe sot, me të njëjtin përkushtim, ju ofrojmë oferta që e bëjnë bankingun më të lehtë, më të favorshëm dhe më të përshtatshëm për ju. Mos e lini për nesër atë që mund ta përfitoni sot!

Njoftim për mbajtje të mbledhjës së përgjithshme të jashtëzakonshme të kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë)

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme e jashtëzakonshme e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 39-ta me radhë) do të mbahet ditën e martë, me datë 04.02.2025, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn. Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE: Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit Raporti i komisionit verifikues Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar Propozimi për investime dhe rritje të kapitalit të bankës Mandati i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike Të ndryshme Bordi i Drejtorëve Banka Ekonomike Sh.A. Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë dokumentet lidhur me propozimet sipas rendit të ditës të mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse”

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike, Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës “Hap llogari rrjedhëse” Fituesit e përzgjedhur: Ipad: 1. Fatime Morina Lindex 300: 1. Enes Jakupi Siguria 300: 1. Erda Kryeziu Ore e mençur: 1. Rasim Bytyçi iPhone 15: 1. Halime Nika Vetura Volkswagen Polo : 1. Xhevahir Luma Urime për të gjithë fituesit! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj ndaj Bankës Ekonomike.

Njoftim për klientë – ndërprerje eventuale gjatë qasjes në platformën E-banking.

I/e nderuar, Ju informojmë se Banka do të kryej disa ndërhyrje lidhur me përmirësimin e funksionit të platformës se brendshme, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, sot datë 31.12.2024 mund të ketë ndërprerje ose vonesa gjatë qasjes në platformën E-banking/mobile banking. Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: 038 500 500 & 049 733 322, apo na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com! Banka Ekonomike Mendon për ty

Të dashur klientë të Bankës Ekonomika,

Jemi shumë të kënaqur të ndajmë lajmin e mirë për fituesit e fushatës sonë të depozitave. Fituesit e përzgjedhur: Kartë dhurate: 1. Emine Gajaferi me numër kontrate 6692010 2. Lendita Krasaniki me nr kontrate 2086220 iPad: 1. Smalj Zukaj me numër kontrate 5713926 2. Tabe Ademaj me numër kontrate 6585309 Rrethi i sipërm: 1. Shefset Ahmeti me nr kontrate 8040583 2. Arbane Ilazi me numër kontrate 1066785 TV: 1. Muharem Huruglica me numër kontrate 8283241 2. Dukađin Bedra me numër kontrate 1279051 iPhone 15: 1. Miftar Jusaj me numër kontrate 6634045 2. Bajram Morina me numër kontrate 4814645 Apartament në bregdet: 1. Driton Gavazaj me numër kontrate 6971477 Urime të gjithë fituesve! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj në Bankën Ekonomike.

Black Friday

JO E ZEZË POR E ÇMENDUR, E PREMTJA E BLACK FRIDAY NË BANKËN EKONOMIKE Më 29 dhe 30 Dhjetor po fillon festa e vërtetë e zbritjeve. · Për çdo blerje prej 20 Eur deri në 49.99Eur, fitoni 2 Eur bonus shtesë · Për çdo blerje mbi 50 Eur, fitoni 5 Eur bonus shtesë Përfitoni bonusin duke realizuar pagesat me kartelat e Bankës Ekonomike, në Pos-at tanë. *Për dy ditët më të çmendura, shuma maksimale e bonusit që mund të fitojë një klient është 20 Eur. Ofertat e Nëntorit nuk kanë mbaruar! nga 29 dhe 30 nëntor, ju do të përfitoni bonuse fantastike me kredit kartelat tuaj duke paguar në POS terminalet e Bankës Ekonomike në bizneset e mëposhtme. Foleja Five star Fitness Bast Trade SHPK Inter Sport SHPK Carnival SHPK Lindex Guna SH.P.K. Goodyear B.I Nexha Commerce SHPK Kameya Style SH.P.K Tecno Market Për blerje me këste mbi 50 EUR, fitoni 5 EUR bonus. Për blerje me këste mbi 100 EUR, përfitoni 10 EUR bonus! Banka Ekonomike – Partneri juaj i besueshëm për çdo transaksion! Banka Ekonomike – Me ju, në çdo transaksion!

“Black Friday” vjen më herët në Bankën Ekonomike – bonuse për çdo transaksion me kartela!

Nëntori i Bonuseve, Kartela juaj qelës i përfitimeve Kthe pagesat në përfitime, sepse muaji i blerjeve ka mbërritur dhe Banka Ekonomike po e bën edhe më të veçantë!. Duke nisur nga sot, klientët që kryejnë pagesa me kartelat debit dhe kredit të Bankës Ekonomike do të shpërblehen me bonuse të pafundme. Nga data 15 deri më 30 Nëntor, çdo transaksion i kryer në POS terminalet e Bankës Ekonomike kthehet në përfitim për klientët: • Debit kartelë? Merrni 0.5% bonus mbi shumën e transaksionit. • Kredit kartelë? 1% bonus mbi shumën e transaksionit. • Pagesa me këste? 2% bonus mbi çdo transaksion. Ndërsa oferta më e fuqishme e vitit kulmon me surpriza të mëdha gjatë Black Friday, bëhuni pjesë e lojës dhe prisni fundin e muajit. Në Nëntor, çdo kartelë kthehet në një çelës përfitimesh. Përfitoni nga një muaj që premton të jetë më i miri për blerje! Banka Ekonomike, mendon për ju, në çdo transaksion!

Çmimorja e re për persona fizik dhe juridik

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 1 Korrik 2024, hyn në fuqi çmimorja e re për persona fizik dhe juridik. Shërbimet/çmimet të cilat do të ndryshohen nga data 01 korrik 2024 janë:
  • Pakot e llogarive për persona fizik (çmimi i ri dhe ndryshimi i produkteve)
  • Pakot e llogarive për persona juridik (çmimi i ri dhe ndryshimi i produkteve)
  • Llogaria e kursimit dhe flexi për personat juridik (është larguar si shërbim)
  • Çmimi i procesimit të pagave masive në degë
  • Çmimi për rritjen e limitit të kredit kartelës
  • Aplikimi për debit kartelë
  • Rilëshimi/Skadimi i debit kartelës
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët në objektet e Bankës Ekonomike
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët e bankave tjera në Kosovë
  • Tërheqja e parave me debit kartelë në bankomatët jashtë Kosovës
  • Aplikimi për kredit kartelë
  • Rilëshimi i kredit kartelës në rast të humbjes/vjedhjes
  • Tërheqja e parave me kredit kartelë në bankomatët e bankave tjera në Kosovë
  • Tërheqja e parave me kredit kartelë në bankomatët e bankave tjera jashtë Kosovës
  • Ndryshimi i limitit të kredit kartelës
  • Deponimet në sportelet e bankës dhe deponimet e pazarit ditor
  • Deponimet nga palët e treta
  • Aplikimi për kredit kartelë
  • GPRS tarifa
  • Visa Platinum mirëmbajtja
  • Tërheqja nga llogaria flexi për individ
Çmimoret e reja i gjeni në linkun: https://shorturl.at/dOPn1 Për më shumë informata rreth publikimit të çmimorës,na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Banka Ekonomike Mendon për ty!

–Njoftim për mbajtje të mbledhjës së përgjithshme të kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë)—

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 38-ta me radhë) do të mbahet ditën e marte, me datë 30.04.2024, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn. Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE: 1. Hapja e mbledhjes Formimi i kryesisë së punës 2. Zgjedhja e komisioneve: a) Komisioni verifikues b) Caktimi i procesmbajtësit 3. Raporti i komisionit verifikues 4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar 5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2023 6. Shqyrtimi dhe miratimi: Raporti vjetor i bankës për vitin 2023 Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2023 Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2023 Plani strategjik 2024-2026 7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve 8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria 9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria 10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2024 11. Të ndryshme   Banka Ekonomike Sh.A. Bordi i Drejtorëve Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar fatos.begolli@bekonomike.com, në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.
Shfaqur 9 nga 96 shpallje