Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike

Të nderuar klientë të Bankës Ekonomike, Me kënaqësi të veçantë dëshirojmë të ndajmë lajmin e gëzueshëm për fituesit e kampanjës sonë të depozitave. Fituesit e përzgjedhur: Llap Top: 1. Burim Halilaj me numër të kontratës 8565751 2. Qazim Bytyqi me numër të kontratës 8211958 3. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896692 TV: 1. Shpresa Limani me numër të kontratës 3896785 2. Gani Muli me numër të kontratës 8383305 3. Arben Podrimqakaj me numër të kontratës 8775899 iPhone 14: 1. Gani Jashanica me numër të kontratës 3473840 2. Afrim Demaku me numër të kontratës 8774582 3. Avni Morina me numër të kontratës 8535158 Banesë në Prishtinë: 1. Sami Shalaku me numër të kontratës 3398320 Urime për të gjithë fituesit! Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe besimin tuaj ndaj Bankës Ekonomike.

Njoftim për llogari bazike për kategorinë e cenueshme

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Janar 2024 (bazuar në Regulloren e BQK-së për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike), hyn në fuqi ofrimi i llogarisë së pagesës me shërbime bazike për kategoritë e cenueshme, me shërbime bazike për menaxhimin e financave tuaja pa pagesë. Shërbimet e përfshira me 0% komision në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse: • Deponimi në degë • Deponimi në ATM brenda bankës / jashtë bankës • Tërheqja në degë • Tërheqja në ATM brenda bankës / jashtë bankës • Debitimi direkt • Pagesat përmes debit kartelës - në terminale të pagesave (POS) • Pagesa përmes debit kartelës - Online/E-Commerce • Transferet brenda bankës - në degë • Transferet brenda bankës - E-banking • Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - në degë • Transferet brenda llogarive të të njëjtit klient - E-banking • Hapja e llogarisë • Mirëmbajtja e llogarisë • Lëshimi i shërbimit E-banking • Urdhër pagesa brenda bankës Llogaria bazike ofrohet ekskluzivisht në valutën EUR vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (persona fizik). Për më shumë informata rreth llogarisë bazike pa pagesë për kategoritë e cenueshme, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322.

Blej dhe fito për festat e fundvitit!

Banka Ekonomike është e lumtur të prezantojë Kampanjën e re të blerjeve në POS terminalet e Bankës Ekonomike, e cila ju ofron një mundësi unike për të fituar bonus gjatë kësaj periudhe festive. Fitoni Bonus: Paguaj në POS terminalet të Bankës Ekonomike me kartelat e bankës tonë dhe fito 0.5% BONUS në çdo blerje. Pagesat: Bonuset e fituara do të kreditohen në llogarinë tuaj rrjedhëse çdo muaj, me datën 16 të muajit vijues. Kohëzgjatja: Kampanja fillon sot dhe zgjatë deri më 15 Janar 2024. Ky është shansi juaj për të bërë blerjet tuaja festive edhe më të dobishme. Festa të lumtura dhe blerje të këndshme! Listën e tregtarëve të POS e gjeni në këtë link.

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fondin kosovar për garanci kreditore

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), marrëveshja e quajtur "Dritarja GROW. ZV Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Arijan Haxhibeqiri dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, kanë bërë një hap të rëndësishëm me një qëllim të qartë, përkrahjen e investimeve në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë në Kosovë. Arijan Haxhibeqiri theksoi se Banka Ekonomike është e angazhuar për të vazhduar këtë rrugë të suksesshme të bashkëpunimit me FKGK, duke ofruar këshillë dhe mundësi konkrete për investime në energji të ripërtëritshme. Në një thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm Zt. Haxhibeqiri ka shfaqur gatishmërinë e Bankës Ekonomike për të ndihmuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në kuptimin dhe përfitimin maksimal të investimeve në këtë fushë. Kjo marrëveshje sjell një perspektivë të re në fushën e financave dhe energjisë, ndërsa Banka Ekonomike do të vazhdoj të jetë një partner aktiv në zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve në Kosovë. Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha, me këtë rast theksoi: ne kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me Bankën Ekonomike, dhe sot jemi të lumtur që nënshkruajmë marrëveshjen për dritaren GROW. Kjo ngjarje është zgjerim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi dhe do t’i ndihmojë të dy institucionet në realizimin e objektivave të qendrueshmërisë. Dritarja GROW (Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbëra) do të lehtësojë qasjen në financa dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve që investojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë. Dritarja GROW do të mbështesë ekonominë e Kosovës përmes rritjes së investimeve të gjelbëra, falë kapitalit prej gjashtë (6) milionë euro të dhuruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), asistencës teknike nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe instrumetit të rigarantimit nga Korporata Financiare e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC);

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës

Banka Ekonomike rialokon degën e Fushë Kosovës Në përshtatje me strategjinë tonë për të avancuar infrastrukturën bankare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, me kënaqësi ju njoftojmë se dega jonë në Fushë Kosovë tani është rialokuar në adresë të re. Nëndega e re ndodhet në: Rrugën Nënë Tereza, nr. 149, Fushë Kosovë. " Kjo zhvendosje është një hap thelbësor drejt ofrimit të shërbimeve më efikase dhe se investimet vazhdojnë të jenë prioritet për të siguruar që të jemi sa më pranë klientëve tanë kudo në vend. Ju mirëpresim! Banka Ekonomike

Njoftim për klient

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me datën 14 Tetor 2023 (ditë e shtune), të gjitha degët e Bankës Ekonomike do të jenë të mbyllura. Nga data 21 Tetor 2023 do të ri fillojmë të punojmë ditëve të Shtune, sipas orarit zyrtarë ⏰9:00 deri në ⏰14:00, në degët e mëposhtme: 📍Dega Prishtinë 📍Dega Gjakovë 📍Dega Pejë 📍Dega Prizren 📍Dega Mitrovicë 📍Dega Ferizaj 📍Dega Gjilan 📍Nëndega Prishtina Mall Banka Ekonomike inkurajon të gjithë klientët të vazhdojnë të i shfrytëzojnë kanalet alternative të bankimit: 💳 Pagesa me kartela të bankës; 💻 Transfere të mjeteve përmes platformës E-banking; 🏦 Tërheqje të mjeteve përmes bankomatëve (ATM-ve). Për çdo paqartësi ju munde te kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Afatizo dhe fito banesë në Prishtinë!

Afatizo deri në 2 vjet dhe përfito normë efektive të interesit deri në 2%, vlera minimale e afatizimit 5,000 EUR. Bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese dhe fito: 1 x Banesë në Prishtinë 3 x Iphone 14 3 x Laptop 3 x TV Smart Për çdo afatizim në vlerë prej 5000 EUR, ju do të përfitoni një kupon për lojë shpërblyese. Nëpërmjet depozitave me afat ju përfitoni transparencë, siguri, fitim dhe fleksibilitet në planet tuaja të kursimit. Për më shumë informata na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve ☎️ 038 500 500 & 📲 049 733 322, na shkruani në kujdesindajklientit@bekonomike.com apo vizitoni degën tonë më të afërt për ju! Oferta vlen deri me datë 28 Dhjetor 2023. Përzgjedhja e fituesve do të bëhet me datë 29 Dhjetor 2023. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim – Llogaria e pagesës me shërbime bazike

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Gusht 2023, bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore, hyn në fuqi Llogaria e pagesës me shërbime bazike, e cila ofron qasje në shërbimet bazike të nevojshme në menaxhimin e financave tuaja. Llogaria bazike është një lloj i kufizuar i llogarisë e ofruar ekskluzivisht në valutën EUR që është e aplikueshme vetëm për klientët individual të rinj dhe ekzistues (të cilët nuk janë persona juridik). Shërbimet e përfshira në Pakon Bazike të llogarisë rrjedhëse: Hapja e llogarisë Mirëmbajtja e llogarisë Aktivizimi i shërbimit E-banking Deponimi në degë Tërheqja në degë Deponimi në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike Tërheqja në ATM brenda objekteve të Bankës Ekonomike / jashtë objekteve të Bankës Ekonomike Pagesat në të gjitha POS terminalet e bankave tjera në Kosovë Pagesat përmes debit kartelës - Online/E-Commerce në Kosovë Tranferet brenda Bankës Ekonomike - E-banking Pagesat Kos Gyro për Doganat me E-banking Pagesat KESCO përmes E-banking Debitimi direkt Dhënia e gjendjes së llogarisë Mbyllja e llogarisë Ju mund të zgjedhni pakon bazike me një tarifë të ulët e cila nuk mund të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, e publikuar nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës Për më shumë informata rreth llogarisë bazike, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim – Çmimorja e re për persona fizik dhe juridik

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët e saj se duke filluar nga data 01 Gusht 2023, hyn në fuqi çmimorja e re për persona fizik dhe juridik. Shërbimet/çmimet të cilat do të ndryshohen nga data 01 Gusht 2023 janë: • Pako Bazike – Llogaria Bazike • Konfirmimi për llogari të hapur (Llogaria e kursimit & Llogaria Flexi Depozitë) • Normat e interesit për Kreditë individuale • Normat e interesit për kredi biznesi • Normat e interesit për lizing • Procesimi i pagave me E-banking • Visa Platinum • POS terminalet Çmimoren e re e gjeni në linkun:https://www.bekonomike.com/sq/%C3%87mimore-p%C3%ABr-Persona-Fizik%C3%AB-dhe-Juridik Për më shumë informata rreth publikimit të çmimores, ju lutemi vizitoni degën tonë më të afërt për ju, ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrat e telefonit 038 500 500 dhe 049 733 322. Banka Ekonomike Mendon për ty!
Shfaqur 27 nga 96 shpallje