Banka Ekonomike me degë të re në Obiliq/Kastriot

Banka Ekonomike me Degë të re në Obiliq/Kastriot Banka Ekonomike, ka hapur dyert e saj të reja përmes hapjes së Degës së re, në Rr. “Hasan Prishtina”, Komuna Obiliq/Kastriot, duke sjellur një frymë bashkëkohore dhe shumë moderne për punonjësit dhe klientët e saj. Banka Ekonomike, si bankë e vetme me 100% kapital vendor, prioritet dhe përkushtim ka ofrimin e shërbimeve bankare sa më të mira dhe më cilësore në treg, përmes modernizimit të infrastrukturës së rrjetit të degëve, me qëllim që të sjellin frymë të re bashkëkohore dhe moderne për klientët, punonjësit dhe duke nxitur zhvillim edhe më të madh ekonomik të vendit. “Hapja e kësaj dege në Obiliq demonstron qartë se Banka Ekonomike është në angazhim të vazhdueshëm si një partner në zhvillimin ekonomik dhe financiar në të gjitha këndet e Kosovës. Banka Ekonomike jo vetëm që ka përmirësuar peisazhin e Obiliqit dhe të Kosovës me këtë degë, por ka sjellë lehtësi bankare moderne në pragun e derës tuaj. Përdorni atë në përfitimin tuaj maksimal. Për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët dhe bizneset e Obiliqit për produktet e shërbimet e Bankës Ekonomike si dhe në mënyrë që të jemi më afër klientëve tanë, ne kemi vendosur që ishte koha për të bërë një degë të madhe për t'i shërbyer më shumë klientëve në një ambient të shkëlqyeshëm në rajonin e Obiliqit, tha Z. Fatos Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Ekonomike”.

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Ferizaj

  Banka Ekonomike me lokacion të ri në Ferizaj Banka Ekonomike ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë klientët për rialokimin e Degës Ferizaj në një lokacion të ri, Rr. Vëllezërit Gërvalla nr. 1, duke ofruar një ambient të ri në përputhje me imazhin e ri të Bankës Ekonomike. Me hapjen e kësaj dege Banka Ekonomike rikonfirmon angazhimin në rrugëtimin e saj drejt modernizimit të infrastrukturës të rrjetit të degëve, për të qenë në hap me zhvillimet e fundit në ofrimin e shërbimeve më cilësore për klientët e saj. Unë nuk kam asnjë dyshim se angazhimi për Kosovën nga Banka Ekonomike do të bëhet më i fortë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Banka Ekonomike zhvillon një biznes të shpërblimit në Kosove dhe jep një kontribut domethënës në zhvillimin e sektorit financiar efikas dhe të qëndrueshëm. Përfitimet e këtij investimi për qytetaret dhe bizneset e Ferizajt dhe vendeve përreth do të realizohen vetëm kur klientët marrin standardin dhe cilësinë e shërbimit për të cilin ata kanë të drejtë. Gjithashtu, duke pas parasysh zhvillimin e tregut bankar drejt digjitalizimit të ofrimit të shërbimeve, në qytetin e Ferizajt banka jonë ka krijuar hapësirën vetshërbyese 24/7 me qëllim të qasjes sa më të lehtë në kryerjen e shërbimeve në çdo kohë nga ana e klientëve”, tha Arijan Haxhibeqiri, ZV Kryeshef Ekzekutiv.

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Kaçanik

Banka Ekonomike me lokacion të ri në Kaçanik Banka Ekonomike ka kënaqësinë të njoftojë të gjithë klientët për rialokimin e Degës Kaçanik në një lokacion të ri “Bulevardi Ismajl Raka Nr. 48” si pjesë e planit strategjik për të zgjeruar aktivitetin e biznesit si dhe për të shërbyer më shumë klientë. “Është nder për mua të jem pjesë e hapjes së kësaj dege në Kaçanik e që është tregues i angazhimit të Bankës Ekonomike si partner në zhvillimin ekonomik dhe financiar në tërë vendin. Banka Ekonomike ka të punësuar 340 punëtorë në një rrjet prej 30 degëve në anembanë vendin të cilat përfshinë degët kryesore dhe nëndegët. Përfitimet e këtij investimi për qytetaret dhe bizneset e Kaçanikut dhe vendeve përreth do të realizohen vetëm kur klientët marrin standardin dhe cilësinë e shërbimit për të cilin ata kanë të drejtë”, tha Arijan Haxhibeqiri, Zv Kryeshef Ekzekutiv.

Kredi individuale deri në 10,000 euro, vet!

Kredi Individuale deri në 10,000 Eur, VET! Merr sot, fillo pagesën pas 3 muajsh! Pa bashkëhuamarrës Pa garantues Pa peng Aprovim i shpejtë Ju mirëpresim! Banka Ekonomike Mendon për ty! Qendra e Thirrjeve | 038 500 500 & 049 733 322

Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin punëdhënësi i vitit 2018

Banka Ekonomike shpërblehet me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018 Në mbrëmjen Gala të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Banka Ekonomike është shpërblyer me çmimin Punëdhënësi i vitit 2018. Ky shpërblim dëshmon përkushtimin për të ofruar zgjidhjet më të mira financiare dhe shërbime superiore për klientët tanë, gjë e cila nuk do të ishte e mundur pa një staf të përgatitur dhe kualitativ.   Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia që punëtorët e Bankës Ekonomike e sjellin në punë është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm.  

Banka Ekonomike ndan mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për kredi individuale dhe kredi për mikro biznese.

    Banka Ekonomike ndan mirënjohje për performuesit më të mirë   Asnjë kompani nuk mund të mbijetoj në dimensionin afatgjatë dhe dinamik pa një staf proaktiv, profesional dhe të përkushtuar. Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia që punëtorët e Bankës Ekonomike e sjellin në punë është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm. Andaj, Banka Ekonomike vazhdon të ndajë mirënjohje për performuesit më të mirë gjatë kampanjave për Kredi Individuale dhe Kredi për Mikro Biznese.

Banka e vetme me kapital 100% vendor

    Banka e vetme me kapital 100% VENDOR   Banka Ekonomike Mendon për ty!

Dil në Bankën Ekonomike

Dil në Bankën Ekonomike Transferoje rrogën dhe përfito shumë shërbime bankare pa pagesë! Na vizitoni, ju mirëpresim. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Me rastin e ditës botërore të kursimit, Banka Ekonomike ka mirëpritur një grup nxënësish të shkollës së gjuhëve të huaja “ BRITTON’S”,

  Me rastin e ditës botërore të kursimit, Banka Ekonomike ka mirëpritur një grup nxënësish të shkollës së gjuhëve të huaja “ BRITTON’S”, të cilët nga afër janë njoftuar me ambientet e bankës dhe proceset e punës. Gjatë vizitës nxënësit janë njoftuar për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e kursimit si dhe janë shpërndarë dhurata modeste.
Shfaqur 63 nga 96 shpallje