Banka Ekonomike sponzor i artë i aksionit humanitar “Let’s Dance”

Banka Ekonomike si sponzor i artë edhe këtë vit mbështeti aksionin humanitar “Let’s Dance” të organizuar nga fondacioni për Nëna dhe fëmijë, të mbajtur me datë 22 Shtator 2016. Qëllimi i këtij aksioni humanitar është që të gjitha mjetet e mbledhura të shkojnë në ndihmë për nënat dhe fëmijët. Ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për ngritjen e vetëdijësimit dhe përgjegjësisë sociale të shoqërisë sonë. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredia individuale deri në 5000 euro

Kredi Individuale deri në 5,000 Eur, pa bashkëhuamarrës, pa kolateral dhe vetëm me kontratë pune, aprovimi brenda 24h.
Për më shumë informata, vizitojeni njërën nga degët tona më të afërta për ju!
Banka Ekonomike
Mendon për ty!

Rialokimi i bankomatit

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar bankomatin i cili gjendet te Pallati i Rinisë. Bankomati i rialokuar tani gjendet pranë hyrjes kryesore të Pallatit të Rinisë. Vendosja e këtij bankomati, klientëve do të ju mundësojë qasje në llogaritë e tyre 24 orë në ditë, çdo ditë të javës. Ky hap konfirmon misionin e bankës për të krijuar kushte sa më të përshtatshme klientëve tanë. Ju mirëpresim!

Realizoni qëllimin tuaj

Realizoni qëllimin tuaj duke blerë shtëpinë apo banesën që gjithmonë e keni ëndërruar me kredi hipotekare nga Banka Ekonomike deri në 30 vjet. Për më shumë informata, vizitojeni njërën nga degët tona më të afërta për ju! Banka Ekonomike Mendon për ty!

Kredi biznesi

Keni biznes dhe qarkulloni përmes bankës? Përfitoni tarifën për transaksione ndërkombëtare deri në 50% më lirë, dhe shfrytëzoni mundësitë për mbitërheqje deri në 150% të qarkullimit me kohëzgjatje deri në 24 muaj. Ju poashtu do të përfitoni: • E-Banking (aktivizimi falas) • SMS Banking • Flexi Kartelë – (Master Kredit Kartelë) me të cilën mund të paguani deri në 18 këste - pa provizion - fitoni bonus

Banka Ekonomike mbështet kongresin e dytë ndërkombëtar të oftamologëve

Në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm të Bankës Ekonomike për mbështetjen e organizimeve të cilat ngritin nivelin e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë sociale, me theks të veçantë në sektorë me të cilat është e lidhur direkt edhe mirëqenia e shoqërisë së vendit tonë, Banka Ekonomike mbështetë organizimin e “Kongresit të dytë Ndërkombëtar të Oftamologëve”, i cili mbahet me 20 & 21 Nëntor 2015 në Hotel Emerald. Ky kongres ka për qëllim edukimin e vazhdueshëm profesional si dhe shkëmbimin e përvojave me ligjërues të njohur ndërkombëtar të cilët do ti ndajnë përvojat e tyre në diagnostifkimin dhe trajtimin modern të shumë sëmundjeve të cilat ne i hasim çdo ditë në praktikën tonë, gjë që do të rezultojë në ngritjen e kujdesit personal dhe ruajtjen e shëndetit pamor. Banka Ekonomike do të vazhdoj të kontribuoj në ngritjen e përgjegjësisë në shoqërinë tonë dhe zhvillimit të përgjithshëm profesional dhe shoqërorë. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Banka Ekonomike hap qendrën e biznesit në Prishtinë

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur Qendra e Biznesit në Prishtinë, në Lagjën Kalabria, Rr. Rexhep Krasniqi pn (afër Stacionit të Autobusëve). Me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, Banka Ekonomike ka hapur Qendrën e Biznesit në Prishtinë . Kjo qendër do të përmbush të gjitha nevojat e klientëve, në veçanti atyre të biznesit. Përveq shërbimeve bankare, stafi ynë i specializuar do të jetë në shërbimin dhe këshillimin e klientëve tanë të cilët do të përfitojnë zgjidhjet e veçanta dhe adekuate të oftuara nga Banka. Kjo qendër përmban edhe hapësirën vetëshërbyese me teknologji inovative për të ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë. Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 500 500.

14 vite së bashku

Të nderuar klientë, Banka Ekonomike sot shënon 14 vite së bashku me ju, duke qenë e vetmja bankë 100% vendore. Për këto vite Banka Ekonomike ka shënuar shumë arritje, kemi shtrirë rrjetin e degëve në gjithë vendin, duke ju ofruar klientëve tanë shërbimet më moderne në sektorin bankar, punonjës të përkushtuar dhe profesional, përkushtim të vazhdueshëm në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe përgjegjësi të lartë për ambientin social dhe ekonomik. Ju jemi mirënjohës klientëve tanë të cilët besuan në ne dhe na ndihmuan që të ju ofrojmë shërbime dhe produkte bashkëkohore. Kërkesat e juaja dhe sugjerimet na shtyen drejt përmirësimeve të vazhdueshme. Rrugëtimi ynë do të ishte i pa kompletuar po të mos ishte besimi i klientëve tanë. Ne planifikojmë ta mbajmë dhe ta forcojmë lidhjen tonë me ju, duke vazhduar të bëjmë realitet idetë tuaja përmes produkteve dhe shërbimeve më moderne në treg. Me mbëshjtetjen dhe besimin tuaj i gëzohemi të ardhmes dhe sfidave që na presin. Banka Ekonomike Mendon për ty!

Njoftim për mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë së aksionarëve, Qershor, 2015

NJOFTIM Njoftohen dhe ftohen të marrin pjesë të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike, sh.a. Prishtinë, në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Asamblesë së Aksionarëve të Bankës Ekonomike, e caktuar të mbahet me daten 25.06.2015 në orën 11:00 . Mbledhja do të mbahet në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike në Prishtinë, në Sheshin ”Nënë Tereza”, p.nr. Për këtë mbledhje propozohet ky: R E N D I T J E 1. Hapja e mbledhjes a/ Formimi i kryesisë së punës b/ Formimi i komitetit votues c/ Caktimi i procesmbajtësit 2. Zgjedhja –kompletimi i Bordit të Drejtorëve me anëtarin e rinj 3. Të ndryshme Nga Bordi i Drejtorëve
Shfaqur 81 nga 96 shpallje