Lansimi i shërbimit 3D secure për debit dhe kredit kartelat Visa

I/e nderuar klient,

Ju njoftojmë se me datë 01.10.2022, si rezultat i investimeve në avancim të infrastrukturës, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimit, kemi lansuar shërbimin 3D Secure për debit dhe kredit kartelat Visa.

3D Secure është standard ndërkombëtar i cili mundëson vërtetimin e origjinalitetit të kartelës dhe transaksionin e blerjes online. Programi është i zhvilluar në mënyrë që për çdo transaksion online nga debit apo kredit kartela juaj VISA, të realizuar në web faqet e certifikuara me “3D Secure”, ju do të pranoni përmes SMS-it një fjalëkalim për të autorizuar transaksionin tuaj.

Kurseni kohën tuaj duke realizuar blerje online në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.

Banka Ekonomike
Mendon për ty!