Lizing

Përveç produkteve të tjera kreditore Banka Ekonomike ofron mundësinë e financimit edhe me Lizing për këto kategori:

  • Veturë
  • Patundshmëri
  • Pajisje / Makineri

 

Duke plotësuar nevojat e klientëve tanë, qofshin ata:

  • Individë
  • Biznese (SME)
  • Korporata (NRT)

 

Informata të përgjithshme
Lizingu është njëri nga llojet e shërbimeve financiare, koncepti i të cilit është dhënia me qira e asetit deri në pagesën e fundit. Ky proces ndodh kur Lizingdhënësi financon lizingmarrësin me mjete financiare për blerjen e asetit i cili do të jetë në pronësinë e lizingdhënësit deri në këstin e fundit të paguar nga lizingmarrësi, duke respektuar kontratën ndërmjet të dy palëve.

 

Banka Ekonomike ofron Lizingun financiar ku përfshihen tre palë:

  1. Lizingdhënësi – Banka Ekonomike
  2. Lizingmarrësi – Klienti i cili paraprakisht plotëson kushtet për financimin me produktin Lizing,
  3. Shitësi i asetit – furnitori nga i cili blihet aseti

 

Përparësitë e financimit me produktin Lizing:

  • Financimi pa hipotekë dhe kolateral
  • Aprovim i shpejtë
  • Interes konkurrues në tregun bankar
  • Nuk ka nevojë për garantues