Lokale afariste
Dëshironi të zgjeroni veprimtarinë tuaj afariste me lokale të reja, ne ju ofrojmë financim të patundshmërisë për afarizëm.
Kushtet:
- Pjesëmarrja e klientit duke filluar nga 25%
- Periudha maksimale e financimit deri në 144 muaj
Financohen segmentet:
- Individë,
- Biznese (SME)
- Korporata (NRT)
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Segmenti Individë(Persona Fizik):
- Profatura e lëshuar nga shitësi në emër të Bankës Ekonomike – e cila përfshinë çmimin e ofruar dhe të dhënat e lokalit afarist të zgjedhur
- Dokumentet e identifikimit
- Kontrata e punës e lëshuar nga punëdhënësi
- Gjendja e llogarisë 6 muajt e fundit
- Aplikacioni bankar për financim me Lizing
Segmentet Biznese dhe Korporatë (Persona Juridik):
- Profatura e lëshuar nga shitësi në emër të Bankës Ekonomike – e cila përfshinë çmimin e ofruar dhe të dhënat e lokalit afarist të zgjedhur
- Dokumentet Juridike
- Aplikacioni bankar për financim me Lizing
- Dokumentet Financiare