Njoftim për shitje publike të paluajtshmërisë-Livagjë-Gracnicë

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në shitje paluajtshmërinë e saj me detajet e shënuara më poshtë:

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Ofertë për blerje të paluajtshmërisë” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.

Ofertat duhet të përmbajnë:

– Përshkrimin e pronës për të cilën ofertohet (Lokacioni, Zona Kadastrale, të dhënat e Parcelës)

– Ofertën financiare

– Personat juridik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe

informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).

– Personat fizik – me ofertë duhet të dorëzojnë kopjen e dokumentit personal të identifikimit dhe

informatat kontaktuese (numrin e telefonit dhe një e-mail adresë).

Për informata shtesë apo sqarime ju lutemi të kontaktoni në numrin 038 500 500, ext. 185 ose përmes e-mailit në adresën prokurimi@bekonomike.com