THIRRJE PËR OFERTË
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë fton palët e interesuara të dorëzojnë ofertat për:
BLERJE TË VETURAVE PRONË E BANKËS EKONOMIKE
Të interesuarit për të parë veturat duhet të caktojnë termin një ditë përpara.
Veturat ndodhen në lokacionin e kontrollit teknik “Transbeton” në Hajvali.
Afati për dorëzimin e ofertave është 16 dhjetor 2024, ora 15:00..
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin„Ofertë për blerjen e veturave“ dhe emrin e ofertuesit duhet të dorëzohen në zyrat e B&A Contractor – Hajvali – Prishtinë,
Ofertat duhet të përmbajnë:
– Ofertën financiare për secilën veturë, duke përfshirë gjithashtu shumën për veturën për të cilën ofrohet.
– Personat juridik – duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së regjistrimit të ndërmarrjes.
– Personat fizik – duhet të dorëzojnë një kopje të dokumentit të tyre personal dhe të dhënat e kontaktit (numrin e telefonit dhe adresën e emailit)
Veturat ofrohen për shitje në gjendjen e tyre reale dhe formale siç është specifikuar në dokumente.
